Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Njihuni me “sekretet” e Edi Rejës

19:23 / April 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi reja duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edi Reja është trajneri më i ri i kombëtares shqiptare. 73-vjeçari u prezantua ditën e djeshme si “timonieri” i kuqezinjve, teksa firmosi deri në nëntorin e këtij viti, me opsion edhe për një sezon tjetër.

Por, kush është Edi Reja? Ish-tekniku i Lazios dhe Napolit ka drejtuar 22 skuadra gjatë karrierës, ndërsa Shqipëria është kombëtarja e parë në karrierën e tij. Reja ka lindur në fshatin Loçnik, që ndodhet në periferi të qytetit slloven, Gorica, pranë kufirit me Italinë.

Babai i Rejës ishte slloven, ndërsa nëna e tij ishte italiane. Megjithatë, jeta e trajnerit që u zyrtarizua dje në pankinën kuqezi është e lidhur vetëm me Italinë.

Ai është në gjendje të flasë edhe gjuhën sllovene, por jo aq rrjedhshëm sa atë italiane. Reja njihet në vendin fqinj si një mik i ngushtë i legjendës së trajningut italian, Fabio Capello. Me këtë të fundit u njoh që në vitet ’60, kur të dy luanin në mesfushë te SPAL.

Reja është martuar me gruan e tij Livia në vitin 1969, teksa mediat italiane raportojnë një histori interesante për këtë lidhje. Ai e njohu për herë të parë Livian ndërsa ishte në dhomë me Fabio Capelon gjatë një grumbullimi në Ferrara, kur të dy luanin me SPAL 1907.

Në Serinë A si futbollist Reja numëron 124 ndeshje të luajtura deri në vitin 1975, kur dhe u tërhoq nga futbolli për të nisur trajningun .

kombetare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.