Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekskluzive / Zbardhet vendimi i plotë i PD, ja kush mandatohet të negociojë marrëveshjen e koalicionit

19:40 / April 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9bd26162 1783 40ec 96f8 b37fe7520bdb 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Në përfundim të mbledhjes së mbajtur sot, Këshilli Kombëtar ka dalë edhe me një vendim. Në dokumentin e siguruar nga tirananews.al mësohet se Këshilli Kombëtar vendosi të mbështesë zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar, për një Qeveri Tranzitore, e gatshme të ndërmarrë hapat e nevojshëm për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Gjithashtu,  sanksionohet se Partia Demokratike e Shqipërisë do të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votive, raporton tirananeës.al.

Më tej në vendim thuhet se në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

“Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike për të negociuar dhe nënshkruar me partitë politike të opozitës marrëveshjen e koalicionit për:

a) garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme;

b) çrrënjosjen e krimit, korrupsionit, dhe çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe krimi që po shkatërrojnë punësimin, investimet dhe mundesite per shqiptarët;

c) vijimin e aksionit opozitar për plotësimin e këtyre objektivave, perfshire, mandatin dhe detyrat e Qeverisë Tranzitore dhe platformen dhe bashkëpunimin për zgjedhje të lira dhe te ndershme”, thuhet në vendimin e marrë sot nga PD.  / tirananews.al






  • aac45dd9 efd0 49d8 8e53 b08efaee2066
  • 9bd26162 1783 40ec 96f8 b37fe7520bdb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mijëra llogari false sulmuan bizneset shqiptare”, Rama: Google ndërhyn për rikthimin e vlerësimeve

22:22 / July 10, 2026

Arratisja e një personi nga “arresti i shtëpisë”, AMP arreston efektivin e Policisë në Dibër për shpërdorim detyre

21:19 / July 10, 2026

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE miraton mbylljen e 3 kapitujve të negociatave me Shqipërinë

19:55 / July 10, 2026

Gjykata Kushtetuese kthen për plotësim paditë ndaj financimit të koncertit të Kanye West

16:24 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.