Fenomeni i këtij edicioni të “Big Brother Albania Vip 2” është këngëtari Luiz Ejlli dhe finalja e madhe është me 6 maj dhe ai do të jetë fituesi i padiskutueshëm. Luizi i ka treguar Kristit gjatë një bisede me të, se ka pasur gjithmonë ëndër të ketë një kopsht fëmijësh.
“E kam ëndërr o Krist! Me hap një kopsht. Për Zotin gjithmonë e kam pas ëndërr. Me marrë 4-5 edukatoresh dhe një infermiere, 2 sanitare, 7-8 vetë staf.
Kamera gjithandej, se normal është përgjegjësi e madhe. Me drekë, me të gjitha, e kam pas ëndërr gjithmonë, se më duket sikur po kontribuoj në rritjen e tyre”,-tha Luizi, i cili kur të shohë popullaritetin e tij jashtë, kopshti është një investim i lehtë për të.
