Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Kryebashkiakja Emiriana Sako zbulon detaje për marrëveshjen me Manchester City-n

13:13 / April 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emiriano sako 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë Durrës, kandidatja për një mandat të dytë, Emiriana Sako ka folur për vizitën e saj në klubin e e Manchester City. Akademia e klubit të të Manchester City, do të ketë në Durrës kampusin e tyre. Ajo shprehet se është një mundësi e jashtëzakonshme për fëmijët që bëjnë sporte si që qytetin e Durrësit, por edhe në të gjithë Ballkanin.

Blendi Salaj: Të pashë në një video me bluzën e Manchester City.

Emiriana Sako: Ne ishim atje për të vizituar klubin e Manchester City dhe të njëjtin projekt duam që ta zbatojmë në qytetin e Durrësit. Është një projekt fantastik për sportin, për të ndërtuar në qytetin tonë një shkollë sportive për fëmijët dhe një akademi elitë. Do jenë dy gjëra të ndara të cilat duam që t’i realizojmë në qytetin e Durrësit. Është për t’u falënderuar kryeministri në fakt për këtë iniciativë dhe për atë pushin që të realizohet sa më shpejt kjo marrëveshje. Kemi punuar ngushtësisht me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve për të finalizuar marrëveshjen, e cila menjëherë ne do të fillojmë punën për të realizuar projektet.

Neada Muçaj: Një iniciativë shumë e mirë në fakt, po mendoni se i kanë munguar hapësirat të rinjve në Durrës?

Emiriana Sako: Kjo është një gjë krejtësisht tjetër nga terrenet sportive që ne kemi në qytetin tonë sepse është një ide e jashtëzakonshëm për të sjellë këtu në Durrës trajnerët e një skuadre shumë të rëndësishme në Europë dhe patjetër që për Durrësin është një mundësi e jashtëzakonshme për fëmijët që bëjnë sporte në qytetin tonë. Ne kemi rreth 2000 fëmijë, por ky nuk do të jetë vetëm një projekt për qytetin e Durrësit, do të jetë një projekt kombëtar dhe mbase në firmosjen e kontratës definitive ne do të shohim mundësitë edhe që të marrim ekskluzivitetin për gjithë rajonin, për gjithë Ballkanin.

emiriana sako
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.