Avokati Ergys Selmani është dhunuar në ambientet e zyrës së tij pranë mjediseve të gjykatës së Fierit.
Autori i dyshuar, Daniel Shkrela, ka qenë në proces divorci dhe Selmani ka qenë avokat i palës paditëse. Debati mes tyre ka qenë i ashpër, duke përfunduar në dhunimin e Selmanit.
Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa mësohet se Shkrela është shpallur në kërkim.
“Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat”, njofton policia.
