Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tërmeti dhe zgjedhjet në Turqi

17:58 / April 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Podcast nga Ditmir Bushati

Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, trajton situatën në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar të shkurtit dhe ndikimin e tij në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 Majit, në një bisedë me një prej mendimtarëve më të spikatur të Turqisë, me reputacion ndërkombëtar, Sinan Ülgen, Kryetar i Bordit të Qendrës për Studime Ekonomike dhe Politikë të Jashtme.

Tërmeti i shkurtit më i madhi i regjistruar ndonjëherë në vend, ka hapur shumë debate për Turqinë. Sondazhet tregojnë se tërmeti, shoqëruar me situatën e vështirë ekonomike, mund të ndikojnë në përfundimin e pushtetit 20 vjeçar të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Çfarë ka ndodhur me politikat e lejeve të ndërtimit në Turqi? Për Ülgen, fatkeqësisht mësimet e nxjerra nga tërmeti i vitit 1999, që sollën më vonë Erdoğan në pushtet, janë harruar, edhe nga udhëheqja politike, edhe më gjerësisht nga shoqëria turke. “Ajo ç’ka duhej bërë, bazuar në përvojën e tërmetit të vitit 1999, që ishte përmirësimi i qëndrueshmërisë së qyteteve turke, krijimi i mekanizmave të financimit që do të lehtësonin strehimin, të hartonim legjislacion në fushën e urbanistikës për këtë qëllim. Të gjitha këto u braktisën. U lanë në mes të rrugës. Dhe me kalimin e kohës mbizotëruan prirjet populiste”.

Cilët ishin shtetet që ndihmuan dhe u solidarizuan më shumë me Turqinë? Perëndimi dhe BE-ja. Por edhe shtete si Izraeli e Greqia, me të cilat Turqia nuk ka marrëdhënie fort të mira. Më pak Kina dhe Rusia.

Bushati dhe Ülgen diskutuan mbi implikimet politike të tërmetit në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të 14 Majit, realitetin e ri politik me një opozitë të bashkuar, që ka prodhuar dy vizione konkuruese: vazhdimësia, nga njëra anë, dhe ndryshimi, nga ana tjetër. Në këtë pikë Ülgen mendon se do të ketë një garë ndërmjet qeverisë dhe opozitës për të bindur elektoratin se cila është zgjedhja më e mirë për të përgatitur Turqinë për të përballuar tërmetin e radhës. “Opozita ka një avantazh sepse qeveria ka 20 vjet në pushtet, dhe ishte detyra e saj të përgatisteTurqinë për tërmetin. Performanca e saj, siç e kemi parë në këtë tragjedi, lë shumë për të dëshiruar. Pra, ata (qeveria) do të kenë vështirësi në argumentimin se janë zgjedhja e duhur, sepse nuk e kanë bërë këtë gjë ashtu siç duhet gjatë 20 viteve të fundit”, përfundon ai.

Dy bashkëbiseduesit u ndalen dhe tek diferencat e palëve në politikën e jashtme, dhe më konkretisht për marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara dhe nëse Turqia mund të rifutet në rrugën drejt BE-së. “Kjo perspektivë ekziston sepse është në programin e opozitës, në platformën e politikës së tyre, ku ata qartësisht theksojnë se janë të gatshëm të rikonfirmojnë përkatësinë perëndimore të Turqisë”, pohon Ülgen, ndërsa shton se nëse fiton partia në qeveri e Erdoganit, ai pret prisja të njëjtën situatë, “një qasje më të balancuar ndërmjet Perëndimit dhe vendeve të tjera në Lindje të Turqisë, ku Turqia është përpjekur të krijojë pothuajse një hapësirë autonomie strategjike”.

Në rast të ndryshimit politik, cili do të jetë raporti i Turqisë me Rusinë? Duket se në ketë pikë çdo qeveri do e ketë të pamundur bashkimin me sanksionet e vendosura nga Perëndimi. Dhe lepuri fle tek Siria dhe refugjatët.

E ndërsa flasin për rolin e aktorëve të tretë në Ballkan, bashkëbiseduesit ndajnë mendimin se nuk duhet të bëjmë gabimin e futjes së Turqisë në atë shportë, pasi Turqia, në fund të fundit, është shteti më i madh në Ballkan, dhe jo një aktor i huaj.

E plotë biseda si më poshtë:

*Public Square është podcast nga ish-ministri Ditmir Bushati që trajton tema të aktualitetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.