Bashkia Memaliaj ka vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” Syrja Hysenin, ish-kryetar i kësaj bashkie, mësues dhe intelektual i nderuar.
Në ceremoninë organizuar në nderim të tij, Kryetari i Bashkisë Gjolek Guci i dorëzoi familjarëve certifikatën e titullit “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) me motivacionin “Për kontribut të çmuar në fushën e arsimit e në organet e pushtetit vendor, për vlerat dhe cilësimet në komunikimin qytetar, si dhe për vizionin në zhvillimin e proceseve demokratike”.
Kryebashkiaku Guci deklaroi se Syrja Hyseni ka merita të patjetërsueshme dhe njihet për vlerat e tij si qytetar dhe familjar model, bashkëshort dhe baba i devotshëm, mësues i përkushtuar dhe drejtues i aftë.


