Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Tabelat/ Vendimi i Çuçit, publikohen kategorizimet e reja për gradat në Policinë e Shtetit

19:25 / April 28, 20239 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e tiranes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Armando META

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, me vendim të qeverisë, ka miratuar numrin e përgjithshëm të personelit të Policisë së Shtetit, si dhe ka përcaktuar funksionet korrensponduese të gradave në rradhët e uniformave blu.

Policia e Shtetit aktualisht ka në përbërje 11 834, kurse me vendimin e sotëm ky numër shkon në 11 932.

Paralelisht, ministri Çuçi ka bërë të ditur edhe funksionet korresponduese dhe kategorizimi për çdo gradë, të cilat publikohen nga rtsh.al, duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues i parë dhe drejtues, kryekomisarë dhe komisarë, inspektorë, efektivë të RENEA-s etj.     

KATEGORIZIMI PËR GRADAT NË POLICINË E SHTETIT:

Drejtues i parë  

  1. Në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
  2. Drejtor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
  3. Drejtor, në Departamentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
  4. Drejtor i kabinetit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit (Zyra Ndihmëse);
  5. Këshilltar në kabinetin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit (Zyra Ndihmëse);
  6. Në strukturat e veçanta
  7. Drejtor, në Drejtorinë e Antiterrorit, në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtoreve të Drejtësisë dhe funksione të barasvlershme me to.
  8. Në Akademinë e Sigurisë
  9. Drejtor/Dekan;
  10. Drejtor i Qendrës së Kërkimeve Shkencore dhe Projekteve;
  11. Përgjegjës Departamenti, në Fakultet;
  12. Pedagog;
  13. Drejtor i Kolegjit Profesional të Formimit Policor;
  14. Drejtor i Kurrikulave dhe Sigurimit të Cilësisë.
  15. Në strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë
  16. Drejtor i Drejtorive Vendore të Policisë.

Drejtues

  1. Në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
  2. Shef sektori, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Departamentet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
  3. Asistent i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
  4. Asistent i drejtorit të Departamentit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
  5. Oficer kontakti ndërlidhës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe funksione të barasvlershme me to.
  6. Në strukturat e veçanta
  7. Komandant i Njësisë Speciale “RENEA”;
  8. Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve të Kufirit dhe Migracionit;
  9. Shef Sektori, në Drejtorinë e Antiterrorit, në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtoreve të Drejtësisë dhe funksione të barasvlershme me to.
  10. Në Akademinë e Sigurisë
  11. Asistent Rektori në Akademinë e Sigurisë;
  12. Lektorë në Fakultet;
  13. Shef i Qendrës të Trajnimeve Taktike Operacionale;
  14. Përgjegjës Departamenti/Instruktor në Kolegjin Profesional të Formimit Policor dhe funksione të barasvlershme me to.
  15. Në drejtoritë vendore të policisë
  16. Drejtor i drejtorive vendore, të policisë kufitare dhe migracionit;
  17. Zëvendësdrejtor, në drejtoritë vendore të Policisë.

Kryekomisar

  1. Në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
  2. Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në Departamentet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
  3. Shef Njësie;
  4. Oficer kontakti ndërlidhës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe funksione të barasvlershme me to.
  5. Shef Qendre/Koordinator institucional në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare.
  6. Në strukturat e veçanta
  7. Shef Njësie të Ndërhyrjes së Shpejtë;
  8. Shef i Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë;
  9. Shef sektori në Njësinë Speciale “RENEA”;
  10. Shef i Njësisë Speciale, për Kufirin dhe Migracionin “DELTA”;
  11. Shef i Njësisë Speciale të Mbrojtjes së Veçantë, “NJSMV”
  12. Shef Sektori në Njësinë “FAST Albania”;
  13. Shef njësie/specialist në Njësinë Speciale të Antieksplozivëve dhe në Njësinë Speciale të Negocimit;
  14. Shef i Njësisë së Sigurisë dhe Ceremonialit;
  15. Specialist koordinator me SHISH, specialist drejtimi, specialist në sektorin e analizës dhe kartotekës, shef i njësie rajonale antiterrorizëm, shef i njësisë për hetimin e financimit të terrorizmit, shef i njësisë për verifikimin e terrorizmit dhe sigurisë dhe shef i njësisë operacionale antiterrorizëm, në Drejtorinë e Antiterrorit;
  16. Shef sektori për përgjimin e telekomunikimit në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale;
  17. Specialist në Drejtorinë e Antiterrorit, në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtoreve të Drejtësisë dhe funksione të barasvlershme me to.
  18. Në Akademinë e Sigurisë
  19. Shef Sektori i Burimeve Njerëzore;
  20. Shef Sektori/instruktor në Qendrën e Trajnimeve Taktike Operacionale;
  21. Lektor/Kërkues i Parë në Qendrën e kërkimeve Shkencore dhe Projekteve;
  22. Asistent/Lektorë në Fakultet;
  23. Specialist për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Cepol;
  24. Shef sektori/instruktor; specialist për Kurrikulat/Instruktor në Drejtorinë e Kurrikulave dhe Sigurimit të Cilësisë;
  25. Shef Sektori në Qendrën e Edukimit Fizik dhe Sporteve Elitare;
  26. Përgjegjës Departamenti/Instruktor në Kolegjin Profesional të Formimit Policor dhe funksione të barasvlershme me to.
  27. Në strukturat e Drejtorive vendore të Policisë
  28. Shef sektori në drejtoritë vendore të policisë dhe drejtoritë vendore të kufirit e migracionit;
  29. Asistent, në drejtoritë vendore të policisë; 3. Shef Komisariati, në drejtoritë vendore të policisë dhe në ato të kufirit dhe migracionit me personel mbi 45 punonjës dhe funksione të barasvlershme me to.

Komisar

  1. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
  2. Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale;
  3. Oficer kontakti ndërlidhës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe funksione të barasvlershme me to.
  4. Në strukturat e veçanta
  5. Specialist në sektorin për përgjimin e telekomunikimin në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale;
  6. Shef seksioni, në njësitë speciale dhe në njësitë e ndërhyrjes së shpejtë;
  7. Specialist koordinator ai zëvendëskomandant, specialist i trajnimeve dhe masave mbrojtëse, shef i Njësisë Operacionale në Repartin Special “RESI”;
  8. Shef i Qendrës së Drejtimit dhe Menaxhimit të Operacioneve Speciale, shef njësie/specialist në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale;
  9. Shef njësie operacionale, shef seksioni, në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë;
  10. Shef njësie në sektorët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale;
  11. Shef Seksioni në Repartin e Sigurisë së Brendshme e Ceremonialit, në Institutin e Përgatitjes së Qenve të Policisë dhe në Qendrën e Mbyllur të të Huajve të Kufirit dhe Migracionit;
  12. Specialist në njësinë operacionale antiterrorizëm, specialist në njësinë rajonale antiterrorizëm, specialist në njësinë për hetimin e financimit të terrorizmit dhe specialist në njësinë për verifikimin e terrorizmit dhe sigurisë, në Drejtorinë e Antiterrorit dhe funksione të barasvlershme me to.
  13. Në Akademinë e Sigurisë
  14. Specialist/instruktor, në Qendrën e Trajnimeve Taktike Operacionale;
  15. Specialist/instruktor, në Kolegjin Profesional të Formimit Policor;
  16. Specialist për planifikimin dhe koordinimin/Instruktor; Specialist për kontrollin dhe shërbimin studentor/Instruktor; Specialist për sigurimin e cilësisë/Instruktor, në Drejtorinë e Kurrikulave dhe Sigurimit të Cilësisë;
  17. Shef Seksioni në Qendrën e Edukimit Fizik dhe Sporteve Elitare;
  18. Shef Seksioni në Seksionin e Sigurisë;
  19. Shef Seksioni/instruktor në Seksionin e Mbikëqyrjes dhe Disiplinës dhe funksione të barasvlershme me to.
  20. Në drejtoritë vendore të policisë
  21. Shef komisariati në drejtoritë vendore të policisë dhe në ato të Kufirit dhe Migracionit me personel deri në 45 punonjës.
  22. Shef seksioni në drejtoritë vendore të policisë dhe ato të Kufirit dhe Migracionit;
  23. Shef seksioni në Komisariatet e Policisë, në drejtoritë vendore të policisë dhe ato të kufirit dhe migracionit;
  24. Shef seksioni/specialist në Sektorin e Komandës dhe Kontrollit në drejtoritë vendore të policisë;
  25. Shef Stacioni në Komisariatet e Policisë në drejtoritë vendore të policisë dhe në strukturat e kufirit dhe migracionit dhe funksione të barasvlershme me to.

Nënkomisar

  1. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
  2. Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale;
  3. Oficerë të turnit, Specialist në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.
  4. Specialist për RMIS, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore;
  5. Në strukturat e veçanta.
  6. Zëvendës shef seksioni/specialist, Specialist në njësitë speciale dhe në njësitë e ndërhyrjes së shpejtë; 2. Zëvendës shef njësie, në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë; 3. Specialist dhe funksione të barasvlershme me to.
  7. Në Akademinë e Sigurisë
  8. Specialist për disiplinën në Fakultet, specialist për disiplinën në Kolegj/Instruktor në Sektorin e Disiplinës dhe Sigurisë;
  9. Specialist për trajnimet në Sektorin e Burimeve Njerëzore;
  10. Instruktor në Qendrën e Edukimit Fizik dhe Sporteve Elitare;
  11. Përgjegjës turni dhe Informacioni dhe funksione të barasvlershme me to
  12. Në drejtoritë vendore të policisë
  13. Specialist në drejtoritë vendore të policisë dhe specialist në drejtoritë vendore kufirit dhe migracionit;
  14. Specialist në komisariatet e policisë;
  15. Specialist në komisariatet e kufirit dhe migracionit;
  16. Shef Poste Policie;
  17. Specialist në stacionet e Policisë;
  18. Specialist në Seksionet dhe Stacionet e Policisë Kufitare;
  19. Specialist për shërbimet e rendit, ai dhe ekspert Antieksplozivi; 8. Përgjegjës turni, në seksionet dhe Stacionet e Policisë Kufitare dhe funksione të barasvlershme me to.

Inspektor i parë Inspektor i dytë Inspektor

  1. Përgjegjës grupi në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale;
  2. Ndihmësspecialist në Sektorin për Përgjimet e Telekomunikimit;
  3. Ndihmësspecialist për magazinimin e drogave, në Sektorin e Hetimit Nën Mbulim;
  4. Ndihmësspecialist në Sektorin e Hetimit nën Mbulim;
  5. Ndihmësspecialist në DPPSH;
  6. Ndihmësspecialist në Drejtorinë e Antiterrorit;
  7. Ndihmësspecialist i policimit në komunitet/SPZ;
  8. Ndihmësspecialist i policimit në komunitet për edukimin në shkolla dhe punën me të rinjtë/SPZ;
  9. Ndihmësspecialist, për zbatimin e vendimeve, kontrollin e armëve;
  10. Ndihmësspecialist në sektorin e komandës dhe kontrollit,
  11. Ndihmësspecialist/agjentë;
  12. Ndihmësspecialist, operator për shërbimin ndaj të tretëve,
  13. Ndihmësspecialist, laborant;
  14. Ndihmësspecialist për informacionin;
  15. Ndihmësspecialist në drejtoritë vendore të policisë dhe funksione të barasvlershme me to;
  16. Ndihmësspecialist informacioni;
  17. Ndihmësspecialist;
  18. Kontrollor;
  19. Ndihmësspecialist i vijës së dytë dhe kontrollor;
  20. Përgjegjës grupi dhe ndihmësspecialist në drejtoritë vendore për
  21. Kufirin dhe Migracionin, si dhe funksione të barasvlershme me to.
  22. Ndihmësspecialist për analizën/kartotekën/statistikën.
  23. Ndihmësspecialist në Seksionin e Verifikimit të Shkeljeve administrative dhe analizës, për shërbimin e Policisë Rrugore.
  24. Oficer i patrullës së Përgjithshme (F.P.) Shqiponja/Motorist dhe funksione organike të barasvlershme me to.
  25. Trupë shërbimi operacional në Njësinë Speciale “RENEA” dhe funksione të barasvlershme me to;
  26. Ndihmësspecialist, forcë speciale dhe shofer në Njësinë Speciale të Negocimit;
  27. Ndihmësspecialist, forcë speciale shoqërues qeni dhe shofer në Njësinë Speciale të Antieksplozivëve;
  28. Ndihmësspecialist, forcë speciale në Njësinë Speciale “Resi”;
  29. Ndihmësspecialist, forcë speciale në Njësinë Speciale për K-Migracionin “Delta”;
  30. Ndihmësspecialist/përgjegjës grupi në njësitë e ndërhyrjes së shpejtë;
  31. Ndihmësspecialist në Policinë Shkencore;
  32. Ndihmësspecialist në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale;
  33. Ndihmësspecialist, forcë speciale në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë;
  34. Trupë shërbimi operacional në njësitë e ndërhyrjes së shpejtë;
  35. Komandant skuadre/trupë shërbimi në Njësinë e Ceremonialit;
  36. Ndihmësspecialist për migracionin e parregullt;
  37. Ndihmësspecialist, intervistimin, riintegrimin, ripranimin/ kontrollor;
  38. Ndihmësspecialist (QSHI me shtetet fqinjë);
  39. Drejtues mjeti lundrues;
  40. Ndihmësspecialist, kontrollor për mjetet e peshkimit;
  41. Ndihmësspecialist për përgatitjen;
  42. Ndihmësspecialist, operator për kamerat në stacionet e policisë për Kufirin dhe Migracionin;
  43. Ndihmësspecialist, operator për kamerat në Qendrën e Mbyllur për të Huajt;
  44. Ndihmësspecialist;
  45. Zëdhënës;
  46. Ndihmësspecialist operator;
  47. Ndihmësspecialist për analizën/kartotekën/statistikën;
  48. Ndihmësspecialist për krimet dhe policisë shkencore;
  49. Ndihmësspecialist në seksionin e teknologjisë dhe përgjimit;
  50. Oficer i Patrullës së Përgjithshme;
  51. Trupë shërbimi në policinë rrugore;
  52. Ndihmësspecialist në Komisariatet e Policisë;
  53. Oficer i patrullës së Përgjithshme (F.P.) Shqiponja/motorist dhe funksione të barasvlershme me to.
  54. Ndihmësspecialist sekretari arkiv;
  55. Ndihmësspecialist në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit;
  56. Oficer i Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit;
  57. Trupë shërbimi në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit dhe funksione të barasvlershme me to.
22c3c76ddec4441abea1cdf627cffa22
926302dc67a3434bb35fdc1507fd6cc0
c0eb3ff6b253451581cd21206d23e002
c15ef62a0a714b288f449af11ceaaa61
846b722f1fa546b897acd36deb59d9e3

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.