Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nis rindërtimi i Kishës së Shën Prokopit, Veliaj: Rikthejmë historinë në vend. Qyteti përfiton një hapësirë publike për komunitetin

14:51 / April 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 04 30 at 14.44.31
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nisjen e punimeve për rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit në Parkun e Liqenit. Me zgjidhjen e problemit të pronës, Veliaj tha se besimtarët orthodhoksë do të kenë shumë shpejt një kishë të re, e cila do të kthehet në identitet siç ka qenë dikur, me të njëjtin kapacitet.

“Pas një kalvari 30 vjeçar për çështje të pronës dhe të përdorimit, më në fund e kemi zgjidhur problemin, dhe të gjithë besimtarët do të kenë shumë shpejt një Kishë të re të Shën Prokopit, për t’u rikthyer aty siç ishte, me të njëjtin kapacitet, por sigurisht, tanimë si një ndërtesë e rikthyer si Kishë, jo më si improvizimi që kemi pasur këto 30 vite. Kështu rivendosim historinë në vend, kthejmë një padrejtësi dhe ndalojmë improvizimet. Në Shtëpinë e Zotit, sidomos në një qytet si Tirana, ka vend për të gjithë dhe kjo do të jetë vërtet një shtëpi e madhe, e hapur për të gjithë, edhe për besimtarët, sigurisht që kanë interesin primar që të adhurojnë, por sigurisht edhe për qytetin, duke qenë se do ketë edhe një qendër komunitare, ku edhe qyteti përfiton një hapësirë publike”, tha Veliaj.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin e Bashkisë së Tiranës për rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit. “Nëse gurët e saj do të kishin mundësi të tregonin, do na tregonin gjithë historinë e qytetit tonë; nëse do ishin magnetofonë që do kishin mundësi të regjistronin, do na thoshin të gjithë historinë e qytetit tonë. I jemi mirënjohës kryetarit tonë të dashur, z. Veliaj, për përpjekjet që u bënë, të cilat i dhanë mundësi Kishës që pas 30 vitesh të rindërtohet në këtë vend. Shën Prokopi do jetë i hapur për të gjithë. Kisha e re do të jetë në harmoni me bukurinë e vendit këtu dhe të jetë diçka e veçantë për qytetin e Tiranës. Do të jetë në qendër të Tiranës, një vend i së vërtetës, një vend i dashurisë dhe një vend i së bukurës”, tha Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.