Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Kavaja ecën përpara falë bashkëpunimit qeveri-bashki”, Veliaj: Kurrë më mbrapa te Berisha dhe Meta

17:10 / April 30, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj 5 674x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi sot turin e gjelbër drejt 14 majit në Kavajë, ku mbolli disa pemë me banorët, e u shpreh se ata e kanë zgjedhur që duan të ecin përpara me punë dhe projekte për qytetin. Ai tha se qytetarët e Kavajës nuk janë më ‘mish për top’, siç i ka trajtuar ndër vite Sali Berisha.

“Kur bëmë projektin e parë në Tiranë, këndi e lodrave te Liqeni, Partisë Demokratike I duheshin njerëz për protestat dhe Saliu bërtiste: Sillini ata të Kavajës këtu ‘mish për top’. Pastaj, kur vazhduam projektin e sheshit “Skënderbej” – Tirana e kishte braktisur Saliun totalisht, siç e ka braktisur edhe sot – dhe u duhej të bënin protesta, thoshte: Mbushe me ata të Kavajës ‘mish për top’, të vijnë të protestojnë në Tiranë. Sot i themi se Kavaja nuk është me mbush autobusë, Kavaja nuk është ‘mish për top’, Kavaja do të eci vetëm përpara, vetëm me punë, me projekte, me Edi Ramën, me Redi Krajlin dhe Partinë Socialiste. Sot Kavaja ka 12 shkolla të reja që dallojnë nga shkollat e Tiranës, në mos janë edhe më të mira. Ka ndriçim, ka gjelbërim dhe ka pastërti, ndaj duhet të vazhdojmë të ecim përpara”, tha Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku i Tiranës tha se qyteti i Kavajës, që sapo ka filluar të shijojë frytet e bashkëpunimit mes qeverisë dhe bashkisë, dhe se duhet ecur përpara dhe jo mbrapa te komunisti Sali dhe fuksi Ilir.

“Komunisti Sali, që ishte sekretar partie edhe në atë kohë, i privilegjuar edhe në atë kohë, hante me lugë floriri edhe në atë kohë, ishte në byro edhe në atë kohë, drejtonte Partinë e Punës edhe në atë kohë, sot ka ndryshuar vetëm lëkurën, dhe në qoftë se doni një provë, ka zgjedhur Ilir Metën, fuksin e lagjes, dylekëshin, spiunin e Sigurimit, për aleat. Ndërkohë, Partia Socialiste aleancën e ka me çunat dhe gocat e Kavajës, me burrat dhe gratë e Kavajës, me gjyshet dhe gjyshërit e Kavajës, ata janë demokratët e vërtetë, jo ish-komunistët dhe ish-sigurimsat. Ish komunistët dhe ish sigurimsat e duan Kavajën për të mbushur autobusët për protestat në Tiranë, e duan Kavajën ‘mish për top’, e duan Kavajën se Tirana i ka braktisur, por sot i ka braktisur dhe Kavaja. “Mish për top” nuk ka, mbushës autobusësh nuk ka, jemi këtu për hallet tona dhe jo për hallet e tyre. Saliu ka një hall që mos i rëntë njeriu, Saliu ka një problem që mos e zëntë njeri, Saliu ka një siklet që mos i ndodhtë askujt. Sali Berisha nuk shkon dot deri në Rinas, nuk shkon dot deri në port, se është “non grata””, tha Veliaj.

Ai ftoi demokratët që të shohin dhe të mendojnë për hallet e familjeve të tyre dhe jo për hallet e Saliut dhe Ilirit, që tallen me njerëzit nga Gjiri i Lalzit.

“Saliu me Ilirin janë tek Gjiri i Lalzit tani. Janë duke u tallur me dynjanë dhe thonë: ishalla e hanë edhe kësaj here ndonjë rrenë dhe t’i përdorim “mish për top” për protesta. Nuk kanë hall çerdhet dhe kopshtet, se Saliu me Ilirin aq sa paguan stadiumin e kishin bërë një çerdhe në Kavajë, aq sa paguan stadiumin e kishin bërë një shtëpi në Kavajë për tërmetin, aq sa paguan stadiumin e kishin bërë një pako për ata që ngelën keq nga pandemia. Por, në ditën e fatkeqësisë ishte Partia Socialiste, Edi Rama dhe Redi Krali që ndërtuan shtëpitë e reja, që ndërtuan shkollat e reja, që ndërtuan çerdhet dhe kopshtet e reja. Për çdo demokrat thirrja është mos mendo udhëheqësit, se udhëheqësit i kanë punët në terezi, mendo fëmijët e tu, që do të rriten në këtë qytet, në këto çerdhe, në këto kopshte, në këto shkolla. Ne ecim përpara me Redi Kralin dhe Partinë Socialiste”, përfundoi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.