Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se mbështet kandidatët e opozitës, pasi është domosdoshmëri rikthimi i normalitetit politik në pushtetin vendor i cili drejtohet nga Partia Socialiste në 60 bashki të vendit.
Duka gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike në Qarkun e Lezhës, i quajti anormale kërcënimet e kryeministrit Edi Rama për bllokim të fondeve nëse votohen kandidatet e opozitës.
Kurse kordinatori i Partisë Agrare Ambjentaliste në Qarkun e Lezhës Gjok Jaku, u shpreh i bindur se kjo force politike do të arrije rezultate pozitive në të tre bashkitë e këtij qarku. Krahas mbështetjes për kandidates e opozites, Partia Agrare Ambjentaliste synon përfaqësimin me Këshilltar Bashkiak në 61 bashkitë e vendit
