Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së Petrit Vuksanit, këtë të martë në banesën ku jetonte. Bëhet fjalë për Lekë Vuksanin. Ai mësohet se ishte pronari i banesës ku viktima jetonte me qira. Paraprakisht dyshohet se autori i dyshuar Lekë Vuksani ka shkuar për të kërkuar paratë e qirasë dhe kur nuk i ka marrë, ka zbrazur breshëri automatiku në drejtim të viktimës. Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë të vendosur në banesë dhe zonën përreth.
Postime te ngjashme
Add A Comment
