Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Piktorja shqiptare Suela Pulaha Brown vlerësohet me çmimin “Kurorëzimi i Mbretit Karli i 3-të”

18:03 / May 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7f87cd29 46fc 4c21 a778 cc89c921bb18 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej vitesh piktorja shqiptare Suela Pulaha Brown e cila ushtron aktivitetin e saj artistik në Britaninë e Madhe, vazhdon të ekspozojë artin e saj, i cili mirëpritet dhe vazhdon të vlerësohet. 

Të shumta kanë qenë vlerësimet me çmime të para dhe trofe ndër vite, por në këtë pranverë  një prej pikturave të saj që është ekspozuar në disa qytete të Anglise së Mesme dhe së fundi në Muzeun  e qytetit ku banon (Nuneaton) është vleresuar jo vetëm me çmim të parë, por me një medalje të veçantë që u krijua ekskluzivisht për të me rastin e kurorëzimit të Mbretit Çarls ‘King Charles III Coronation Award’.   

Piktura në vaj e stilit klasik që tërhoqi shumë vëmendje dhe vlerësim është portreti i Novelistes së njohur Angleze George Eliot, një prej figurave të mirënjohura të shekullit të 18-të. Piktura në vaj është e stilit klasik, një portret i prezantuar në një mënyrë origjinale dhe autentike.  

Piktorja Brown, shprehet se: – “Qyteti ku banoj e ka vlerësuar artin tim prej vitesh ndaj dhe unë dëshiroja të pikturoja figurën më të rëndesishme të këtij qyteti në shenjë mirënjohje. Nuk prisja që Galeria do t’i jepte kësaj pikture një vleresim kaq të veçantë. Në këtë javë shumë të veçantë në historinë e Britanisë, dëshiroj ta ndaj këtë vlerësim me bashkëatdhetarët e mi. Le të vazhdojmë të tregojmë vlerat tona në çdo vend të botës ku jetojmë duke nderuar atdheun tonë të dashur.” 

Krijimtarisë së saj artistike ku përfshihen portreti i Mbretëreshës Geraldinë, sopranos Tefta Tashko Koço, dirigjentit të mirënjohur Eno Koço etj., tashmë piktorja shqiptare i shton edhe portretin e shumëvleresuar të Novelistet Eliot në Britani. 

Suela Pulaha Brown
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tom Cruise lavdëron publikisht Kate Middleton: William bëri zgjedhje të zgjuar

22:06 / September 29, 2026

Pas 12 vitesh, Rita Ora merr më në fund patentën e makinës në Los Angeles

11:51 / September 29, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.