Prej vitesh piktorja shqiptare Suela Pulaha Brown e cila ushtron aktivitetin e saj artistik në Britaninë e Madhe, vazhdon të ekspozojë artin e saj, i cili mirëpritet dhe vazhdon të vlerësohet.
Të shumta kanë qenë vlerësimet me çmime të para dhe trofe ndër vite, por në këtë pranverë një prej pikturave të saj që është ekspozuar në disa qytete të Anglise së Mesme dhe së fundi në Muzeun e qytetit ku banon (Nuneaton) është vleresuar jo vetëm me çmim të parë, por me një medalje të veçantë që u krijua ekskluzivisht për të me rastin e kurorëzimit të Mbretit Çarls ‘King Charles III Coronation Award’.
Piktura në vaj e stilit klasik që tërhoqi shumë vëmendje dhe vlerësim është portreti i Novelistes së njohur Angleze George Eliot, një prej figurave të mirënjohura të shekullit të 18-të. Piktura në vaj është e stilit klasik, një portret i prezantuar në një mënyrë origjinale dhe autentike.
Piktorja Brown, shprehet se: – “Qyteti ku banoj e ka vlerësuar artin tim prej vitesh ndaj dhe unë dëshiroja të pikturoja figurën më të rëndesishme të këtij qyteti në shenjë mirënjohje. Nuk prisja që Galeria do t’i jepte kësaj pikture një vleresim kaq të veçantë. Në këtë javë shumë të veçantë në historinë e Britanisë, dëshiroj ta ndaj këtë vlerësim me bashkëatdhetarët e mi. Le të vazhdojmë të tregojmë vlerat tona në çdo vend të botës ku jetojmë duke nderuar atdheun tonë të dashur.”
Krijimtarisë së saj artistike ku përfshihen portreti i Mbretëreshës Geraldinë, sopranos Tefta Tashko Koço, dirigjentit të mirënjohur Eno Koço etj., tashmë piktorja shqiptare i shton edhe portretin e shumëvleresuar të Novelistet Eliot në Britani.
