Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bashkëpunëtorë në shitjen e kanabisit nëpër lagjet e Fierit, Policia arreston dy adoleshentët

09:21 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 13
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy adoleshentë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kanabis në lagjet e Fierit. “Të rinjtë bashkëpunonin për shitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit. Gjithashtu, nga kontrollet, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, fishekë luftarakë dhe një shkop metalik si i Policisë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis”,-informon Policia e Ferit.

Njoftimi i plotë

Vihen në pranga dy të rinj pasi shpërndanin kanabis në zona të ndryshme të Fierit. Të arrestuarve iu gjetën edhe fishekë luftarakë e shkop metalik që u sekuestruan së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të shitjes së lëndës narkotike kanabis, në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sheqi”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit Mariol Blido, 18 vjeç dhe S. Y., 17 vjeç, të dy banues në Fier.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se 2 të rinjtë bashkëpunonin për shitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit. Gjithashtu, nga kontrollet, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, fishekë luftarakë dhe një shkop metalik si i Policisë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Fier Kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.