Stilistja Christine Baumgartner ka bërë kërkesë për divorc ndaj bashkëshortit të saj, aktorit Kevin Costner, duke i dhënë fund martesës së tyre 18-vjeçare për “mospërputhje karakteresh”.
49-vjeçarja kërkoi kujdestarinë e përbashkët të tre fëmijëve të tyre: Kayden, 15, Hayes, 14 dhe Grace, 12 vjeç.
Pas një ndarje të shkurtër në 2003, Baumgartner dhe Costner u rilidhën dhe u martuan. Në maj të vitit 2007, erdhi në jetë djali i tyre më i madh, Kaiden, dhe në shkurt 2009, djali i tyre i dytë, Hayes. Një vit më pas, çifti mirëpriti vajzën Grace.
