Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kreymadhi u shpreh në studion e ‘Open’ se kryeministri Edi Rama është i pasigurt dhe ndaj kërkon të çorientojë votuesit dhe t’i demotivojë ata për të mos votuar.
“Rama është i pasigurt, historia fokusohet tek teknalitetet. E rëndësishme është te fleta e votimit. Ftoj gjithë qytetarët të votojnë për koalicionin “BF”. Po hyri fleta e votimi në kuti, nuk tjetërsohet. KQZ-së duhet ti kërkojë llogari për votimin elektronik. Kjo është e rëndësishme në marrëdhënien me KQZ, pjesa tjetër është motivim i votuesit. Ne si koalicion kemi tre vëzhgues. PD ka rënë dakord për të marrë komisionarët, për të mos thënë dhe votuesit”, tha Kreymadhi.
