Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Liria e medias/ “Pas rrëmbimit të tepsisë dhe timonit”, Vasili: Qytetarët nuk mësojnë dot të vërtetat

13:01 / April 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vasili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ish kreun e grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili rënia e Shqipërisë me 7 vende në raportin e “Reporterëve pa Kufij” për lirinë e medias nuk është thjesht një numër, por do të thotë se qytetarët nuk mësojnë dot të vërtetat apo bëhet e pamundur që e vërteta “të kapet për gryke që ju të mos mësoni dot çfarë ndodh me korrupsionin, me krimin e organizuar, me qeverinë që nuk lufton, por bëhet njësh me ta”.

Në një dalje për mediat Vasili thotë se ajo që thuhet në këtë raport bie ndesh me atë që thotë vetë kryeministri Edi Rama.

“ Ky mashtrues i pacipë quhet Edi Rama dhe ta kuptoni këtë gjë të nderuar qytetarë po ua lë juve gjykimin duke cituar çfarë thotë Edi Rama dhe çfarë thonë organizata e reporterë pa kufij, e cila bën vlerësimin e lirisë së medias kudo në botë. Edi Rama si mashtruesi më i madh që ka qeverisur ndonjëherë këtë vend thotë: “Me këtë qeveri nuk ka media të shantazhuar dhe liri të mohuar”, këtë tha Edi Rama e kuptuam të gjithë qytetarët së bashku, por çfarë thonë Reporterët pa Kufij: “Sulmet mbi mediat, qoftë nga qeveria apo krimi i organizuar arritën shkallë të pashembullta në vitin 2018”, pra sulmet mbi mediat nga qeveria dhe nga krimi i organizuar arriti një shkallë të pashembullt, një fjalë të tillë nuk e kishim dëgjuar kurrë. “Gazetarët ishin cak i fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe përndjekjeve ligjore që sillnin frikësimin dhe pengimin e hetimit të korrupsionit”, pra dhe me vdekje janë kërcënuar që të mos nxjerrin në pah korrupsionin e qeverisë. “Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama e cilësuan median kazan dhe kryeministri bëri dhe ligj që t’u mbyllë gojën atyre. Aq më shumë e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, me emër dhe me mbiemër, siç po e citoj edhe unë, e cilësuan median kazan dhe kryeministri bëri edhe ligj që t’u mbyllë gojën atyre”, tha Vasili.

Zgjidhja e vetme, tha Vasili që Shqipëria të jetë shtëpia e shqiptarëve, “është që të gjithë së bashku të mos pajtohemi kurrën e kurrës me këtë lloj dhunimi, rrëmbimi, cenimi, jo thjeshtë të demokracisë, por të jetës sonë”

Vasili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.