Në Elbasan u zhvillua një “retreat” me sekretarët e 61 Bashkive të Shqipërisë për marrëdhëniet me mediat dhe shoqërinë civile. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se i pranishëm ishte Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla dhe sekretarë të tjerë, prefektë, nënprefektë, kryetarë dhe kandidatë për kryetar bashkish të qarkut Elbasan dhe rreth tij.
Të njëjtat burime konfirmojnë për tirananews se në këtë takim janë bërë edhe prezantimi I disa kandidatëve dhe modelet që ata ndjekin.
Gjithashtu u lançua platforma www.bashkiaqeduam.al.
Ky organizim i ri i strukturave të PS vjen në një kohë kur opozita ka deklaruar bojkotin e zgjedhjeve vendore, duke parashtruar edhe një listë me kushte, ku kryesorja sipas saj është largimi i Edi Ramës.

