Nëse keni probleme me sëmundjet e zemrës, është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e mjekëve të cilët paralajmërojnë për rreziqet e mundshme çdo ditë. Përveç ilaçeve dhe aktiviteteve të përditshme, një rol të rëndësishëm luan edhe dieta jonë.
Dr. Deborah Lee përmend rrezikun e veçantë të disa llojeve të ndryshme të pijeve që mund të dëmtojnë shëndetin e zemrës, prandaj është më mirë t’i shmangni ato. Përveç kësaj, njerëzit që konsumojnë këto pije mund të kenë edhe probleme të tjera shëndetësore.
“Pijet energjike, lëngjet e frutave, pijet e gazuara dhe qumështi me aromë, janë të gjitha pije me sheqer të lartë. Në një rishikim dhe meta-analizë të vitit 2016, konsumi i pijeve me përmbajtje të lartë sheqeri ka rritur rrezikun e goditjes në tru me 13 për qind dhe sulmit në zemër me 22 për qind”, ka shpjeguar Deborah Lee, e cila rekomandon zëvendësimin e këtyre pijeve me ujë, çaj ose lëng perimesh dhe nuk duhet të shmangni as kafenë, doza e rekomanduar e të cilës është deri në dy filxhanë në ditë.