Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si pa kurrë binjakët e saj, mjekët i thanë që vdiqën. Kërkon të vërtetën pas 37 vitesh

13:51 / April 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zemra e hapur 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e trishtë është trajtuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në Nevvs 24 këtë të premte. Të ftuar ishin dy bashkëshortë, që u bënë prindër për herë të parë në 30.7.1982 me dy binjakë.

Fati deshi që Klarita Fejzolli të mos i gëzonte fëmijët e saj të parë. Ajo thotë se kishte një shtatzëni normale, dhe pati një lindje normale. Por një ditë pas lindjes gruaja dhe fëmijët u transferuan në repartin e Prematurës. Këtu nis dhimbja e nënës e cila rrëfen se në këtë pavion ajo nuk u lejua t’i shihte fëmijët e saj, madje gruaja rrëfen se detyrohej t’i shihte në fshehtësi duke u ndihmuar nga mamitë e turnit.

Pas dy javësh qëndrimi në prematurë nëna u njoftua se një nga binjakët ndërroi jetë. Gruaja rrëfen se i thanë burrit të saj të bënte proceduarat e varrimit. Por bashkëshorti e mohon të ketë varrosur trupin e fëmijës së tij. Çifti sërisht u përball me humbje pasi një javë më pas u njoftua që edhe fëmija tjetër kishte ndërruar jetë.
Gruaja dhe bashkëshorti u larguan dhe morën me vete dhimbjen e madhe të humbjes së fëmijëve të tyre të parë. Jeta për ta vazhdoi dhe Zoti i gëzoi me dy fëmijë të tjetër. Por edhe pse koha ka kaluar, prindërit ende kanë shumë pikëpyetje lidhur me ngjarjen. Plaga e humbjes së fëmijëve për ta nuk do të mbyllet kurrë. Po e vetmja gjë që kërkojnë është të dinë se çfarë ka ndodhur realisht.

Nëpërmjet një kërkese zyrtare që ata kanë bërë në Sipatilin Obstetrik Gjinekologjik të Korçës rezulton se fëmijët kanë lindur normalë e më pas janë transferuar në Prematurë. Më pas qytetarëve nuk ju jepet asnjë e dhënë as akti i lindjes dhe as akti i vdekjes. Bashkëshortët i janë drejtuar pavionit të Prematurës ,por nga burime jo zyrtare ata janë njoftuar se gruaja dhe fëmijët nuk rezultojnë të regjistruar në vitin 1982 në pavionin e Prematurës./ Balkanweb

vdiqë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin Francesco Becchetti

20:19 / November 17, 2026

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.