Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO/ Sako: Cara është një politikan i vjetër, por marionetë e Sali “nongratës” dhe Ilir Floririt

10:51 / May 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, njëherësh kandidate e Partisë Socialiste, Emiriana Sako thotë se Igli Cara ka gabuar rëndë që u ka dhënë dy individëve më problematikë në Shqipëri, fytyrën dhe emrin e tij, por Durrësi nuk ka më asnjë shans për t’i dhënë padronëve të Carës.

Përmes një postimi në Facebook, lidhur me përballjen me kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Durrësit, Sako thekson se “në 14 maj Igli do të kthehet tek mama në pritje për padronin e radhës, ndërsa unë do vazhdoj punën me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Bashkia e Durrësit është e durrsakëve që duan të shkojnë vetë përpara dhe kurrë s’do të jetë më e nongratave dhe e kukullave si puna jote, që me Durrësin i lidhin vetëm hallet dhe interesat personale”, tha Sako.

Sako u shpreh se nuk është politikane dhe nuk e ka kuptuar asnjëherë politikën si përballje personash. “Për mua politika është ballafaqim vizionesh, programesh, rezultatesh. Por, duke qenë se Igli Cara merret më shumë me mua, sesa me mamën e tij siç e thotë edhe vetë, dua t’ju them dy fjalë. Igli Carën unë nuk e njoh, emrin e tij e kam dëgjuar dikur si njeri që shiste vende pune kur PD-ja ishte në pushtet”, u shpreh Sako.

Ky reagim i saj vjen pasi Cara gjatë fushatës së tij ka artikuluar se Sako është një vegël e Vangjush Dakos, i cili ndonëse ka dhënë dorëheqjen, sipas tij, nuk ka ikur kurrë nga drejtimi i qytetit.

emiriana sako
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.