Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Masakrat me 17 viktima në Serbi, figurat e BE-së thirrje për ndalje të dhunës dhe hetim të plotë

11:47 / May 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3449490 89 ls
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Figura të politikës europiane kanë reaguar pas ngjarjeve të rënda në Serbi duke dënuar sulmet dhe ngushëlluar të prekurit nga tragjeditë. Josep Borell, kryediplomat i Bashkimit Europian në një postim në Twitter shkruajti: “Një tjetër rast i të shtënave masive në Serbi me njerëz të pafajshëm të vrarë. Kjo është një tragjedi tronditëse, e tmerrshme ne ndjejmë dhimbjen dhe qëndrojmë me popullin e Serbisë në këto momente të vështira”. Edhe komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi bëri thirrje për ndalje të dhunës.

“I dërgoj ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe mbarë kombit të Serbisë. Gjithashtu uroj shërim të shpejtë për të plagosurit. Kjo dhunë duhet të marrë fund tani!”, shkruajti ai. Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilçik bëri thirrje “për një hetim të plotë të ngjarjeve të tmerrshme dhe vendosje të plotë të drejtësisë”.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Europës, Marija Pejçinoviç Buriç, shkroi në reagimin e saj në Twitter se “është tronditur nga të shtënat e tjera masive në Serbi”. “Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe autoritetet në Serbi”, tha ajo.

Serbia është në ditë zie për viktimat e sulmit në shkollë. Qeveria serbe tha të enjten se ka marrë vendim që të bëjë një rishikim të gjerë të lejeve ekzistuese për armët private. Ajo paralajmëroi edhe një moratorium dy vjeçar për dhënien e lejeve të reja për mbajtjen e armëve të shkurtra të zjarrit. Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Serbi, por zotërimi i armëve në vend është ndër më të lartit në Europë. /REL/

Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.