Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Na mungojnë qentë, Policia kërkon ndihmë nga Kosova për gjetjen e “Koçoles” dhe shokut të tij

19:15 / May 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatmir Sulovari Krasniqi dhe Leonard Theodhori i njohur si Kocole
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kërkimet në Sarandë për gjetjen e Fatmir Sulovarit (Krasniqit) dhe Leonard Theodhorit i njohur si “Koçole” nuk kanë dhënë rezultat. Policia shqiptare i ka shtuar dyshimet se ata janë vrarë dhe groposur në zonën e Ksamilit.

Për shkak se sipërfaqja ku mendohet se mund të gjenden trupat e tyre është tepër e madhe, policia shqiptare ka kërkuar ndihmën e policisë së Kosovës.

Burime zyrtare të policisë i thanë Tv Klan, se nga pala kosovare është kërkuar të vihen në dispozicion disa qen të stërvitur për të tilla operacione.

Prej datës 10 prill, policia ka kryer pa ndërprerje kontrolle në disa fshatra të Ksamilit e Sarandës. Dy të zhdukurit janë emra të njohur për policinë pasi në të kaluar rezultojnë të kenë patur precedent në fushën e narkotikëve.

Sulovari dhe Theodhori janë zhdukur që prej 6 Prillit në Sarandë dhe dyshohet se janë rrëmbyer dhe ekzekutuar nga një grup kriminal në fshatin Vrinë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar vetëm një person. Bëhet fjalë për Sofokli Baxheri, i cili ka një aktivitet tregtar në Sarandë, që meret kryesisht me blerjen, dhënien me qira dhe shitjen e pronave të paluajtshme.

Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari është njeriu që ka gjetur shtëpinë me qira në fshatin Nivicë të Himarës, aty ku më pas është gjendur dhe makina tip “Benz-Mercedez”, me të cilën është rrëmbyer në Sarandë, Fatmir Sulovari. Mësohet se Sofokli Baxheri ka çuar personat në ambjentet e shtëpisë në Nivicë dhe është larguar.

Burime bëjnë me dije se i riu, fillimisht përballë policisë ka filluar të flasë, por më pas është tërhequr nga bashkëpunimi, pasi i ndruhet një hakmarje të mundshme nga anëtarët e grupit kriminal, që rrëmbyen dhe vranë Fatmir Sulovarin dhe Leonard Theodhorin.

Ai ka dhënë një dëshmi kontradiktore përballë grupit të hetimit, duke u shprehur se shtëpinë ja kishte dhënë me qira një personi që jetonte jashtë shtetit. Mes tyre nuk është kryer asnjë akt-noterial, pasi sipas tij gjithçka është kryer në mënyrë verbale.

Por policia dhe prokuroria e Sarandës, janë të bindur që pikërisht në këtë shtëpi, kanë qëndruar anëtarët e grupit kriminal që kanë kryer vrasjen e dy personave dhe vendosjen e tritolit në banesën e ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo e ndodhur në 5 Dhjetor 2022 në Sarandë.

Fatmir Sulovarit (Krasniqit) Leonard Theodhori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.