Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lista me shqiptarët e zhdukur në Greqi, asnjë hetim nga shteti

14:43 / April 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
39e7a420993e38a3aabc47e713251c17 L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emigrimi një kafshatë që nuk përtypet…shqiptarë që emigruan përfshi edhe fëmijë adoleshentë provuan rrugën e kurbetit për një jetë më të mirë, që humbën në mëmyrë misterioze duke lënë në pikëllim familjet e tyre.

Mjerimi që prek fëmijët…Të zhdukur në vendin fqinjë përball shtetit shqiptar që nga ana e tij hesht, askush nuk e di pse po hesht dhe nuk fillon hetimet se si u zhdukën këta shqiptarë, që kushtet ekonomike i çuan në emigrim. Por…?

Atë që nuk bën shteti e bëjnë vetë familjarët, ku kanë humbur shpresat te shteti i tyre, u drejtohen mediave vendase, veçanërisht emisionit te vetëm në Shqipëri “PA GJURMË” drejtuar nga Odeta Dume, një emision që meriton gjithçka.

Por a mjafton kjo, ku është shteti? Është ky emision që nxjerr në dritë nga thellësitë e errësirës zhdukjen misterioze të femijëve tanë.

Numri i te zhdukurve shkon në dy mijë, por faktikisht nga koha në kohë dalin në dritë nga vetë familjarët që kërkojnë të afërmit e tyre ne rrugë private në një shtet të vdekur prej shumë vitesh. pse vallë po heshtet për vrasjen e 192 shqiptarve te vrare apo te vdekur në mënyrë misterioze, pse heshtet për zhdukjen e shqiptarve…?

Disa emigrantë që figurojnë të zhdukur nga familjarët e tyre

Agron Mëhalla 15 vjeç nga fshati Mollas të Elbasanit emigroi me një grup shokësh, zhdukur më 3 gusht të 1992 në Kastoria.

Franc Pjetri 18 vjeç ka humbur lidhjet me familjen më 22 shtator 1993, ku sëbashku me shokun e tij Eduard Zef Hyseni me një furgon janë larguar për në Greqi.

Saba Kala, 18 vjeç nga Bulqiza më 25.03/1994 me kater shoke janë drejtuar për në Kastoria të Greqisë. Edhe pse kanë kalur 25 vite familjarët nuk dinë ende asgjë për të

Aleks Kecani 20 vjec, Flamur Balaj 23 vjec, Agostin Paplekaj 20 vjec, Pavlin Gjergji 23 vjec . U nisën për në Greqi, humbën gjurmët më 26 marsi i vitit 1995

Petrit Culaj 19 vjeç nga fshati Barajtush nga Malësia e Madhe, niset per ne Greqi ne korrik te 1995, kishte emigruar dhe më parë në Greqi.

Alfred Palucaj 17 vjeçar ka humbur kontaktin me familjen në korrik të vitit 1996, nga fshati Sërriq i Pukës, së bashku me dy shokë të tjerë nga qyteti i Lezhes janë nisur për në Greqi. Kanë mbritur në Trikalla, ku Alfredin e ka marrë një pronar greke për punë si çoban.

Altin Zekaj 16 vjeç nga Vlora emigrant në Greqi humbi kontaktin me familjen nga Pirgo më me 4 nedor te 1998, më parë kishte punuar kamarier ne ishullin e Kretes.

Gjergji Zhupani nga Gramshi sot në Durrës emigrant në Larisa humbi kontaktet ne në mars të vitit 2001. Ai punonte si blegtor te Panajotos Bogdanos, është ky i fundit që njofton zhdukjen e tij. Familja dyshon te pronari grek.

Gezim Kolici 44 vjeç , nga Shkodra punonte dhe jetojnte në Greqi, në korrik të 2016 ka humbur kontaktin me familjen e tij.

Afrim Verceni, 40 vjeç nga Berati emigroi ne Greqi ne tetor te 2017 dhe punonte ne Janine, ne mbledhje ullinjesh, kontakti i fundit me familjen 2 nentor 2017/ 

Greqi Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pesë celularë gjenden në burgun e Durrësit, pajisjet i kalojnë SPAK-ut për ekspertizë

09:16 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026

Të tjera ndryshime në PS? Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat

08:02 / September 3, 2026

Tre stuhi njëra pas tjetrës në Paqësor, El Niño rrit rrezikun për një sezon ekstrem

07:59 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.