Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Lajm i keq për qytetarët, eksperti paralajmëron rritjen e interesave të kredive në euro

20:28 / May 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredi 768x421 compressor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kreditë në euro, do rriten interesat”, eksperti: Edhe banka e Shqipërisë do rrisë normën e lekut

Bizneset dhe qytetarët që kanë marrë një kredi në monedhën europiane duke filluar nga muaji i ardhshëm do të paguajnë më tepët për këstin e kredive. Kjo pasi Banka Europiane Qendrore rriti normën bazë të interesit duke e çuar në 3.75%. Sipas Mateo Spahos në Shqipëri rreth 30% e totalit të kredive janë në euro.

Të fituar nga kjo situatë do të jenë ata që kanë depozita në monedhën europiane.

“Në rastin tonë një pjesë është në lekë dhe një pjesë është në euro. Kjo tregon se do të ketë më pak kredi të marra në Euro dhe depozitimi do të jetë më i leverdisshëm me monedhën evropiane. Në fakt nuk është një lajm i mirë pasi nëse nga një anë duam zvogëlimin e inflacionin kjo do të sjellë uljen e punësimit dhe të ekonomisë”, është shprehur ai në ABC.

Rritja e normës bazë të interesit të euros pritet të ndikoj edhe në forcimin e euros ndaj lekut. Sipas Spahos ky vendim është një sinjal që edhe Banka e Shqipërisë do të rrisë normën bazë të interesit.

“Banka e Shqipërisë pritet që të rrisë normën bazë të interesit nëse kjo do të mbajë këtë diferencë dhe kurs këmbimi”, ka thënë ai.

Pas vendimit të Bankës Qendrore Europiane që prej datës 10 maj norma e interesit do të arrij në 3.75%, niveli më i lartë në 15 vitet e fundit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpenzimet për arsimin e fëmijëve, deri në 100 mijë lekë zbritje nga baza tatimore për prindërit dhe kujdestarët ligjorë

23:02 / September 14, 2026

Të ardhura nga turizmi/ BSH: Në janar-qershor turistët shpenzuan në Shqipëri 2.38 mld euro

13:56 / September 11, 2026

1.5 trilionë lekë kursime në banka, preferohen depozitat mbi 2 vite

18:41 / September 7, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.