Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Abazoviç bën bilancin 1-vjeçar të qeverisjes

22:20 / May 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abazovic 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Dritan Abazoviç ka bërë bilancin 1-vjeçar të qeverisë së tij. Ndër projektet rajonale Abazoviç përmendi ndërtimin e urës në Ada Bojana që do të lidhë Malin e Zi dhe Shqipërinë, ndërtimin e autostradës për në Serbi dhe përmirësimin e hekurudhës mes të dy shteteve.

Abazoviç tha se rezultatet e luftës kundër krimit flasin vetë sepse ka pasur “prishje të monopoleve, lidhjeve politike te njerëzve të përfshirë në kontrabandë”. Sipas tij asnjë vend në Evropë nuk ka pasur konfiskime rekord si Mali i Zi.

Edhe pse u shkarkua nga detyra për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe, Abazoviç theksoi se është i nderuar që e ka  nënshkruar atë.

Ai tha se Mali i Zi ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje, ndërsa përmendi mbajtjen e seancës se përbashkët të qeverisë së Malit të Zi dhe asaj te Shqipërisë. Për Ballkanin e Hapur, Abazoviç tha se Mali i Zi duhet të jetë pjesë e kësaj nisme rajonale.

Ndër rezultatet e qeverisjes, Abazoviç deklaroi faktin se produkti i brendshëm bruto në Malin e Zi arriti në 5.8 miliardë Euro, se papunësia është ulur, se paga minimale arriti në 450 Euro më e larta në rajon ndërsa ajo mesatare në 771 Euro. Ndërkaq qeveria e Malit të Zi shpalli të dielën e 7 Majit shpalli ditë zie për shkak të ngjarjeve tragjike në Serbi.

abazovic bilanc qeverisja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.