“I kam therur dhe nuk kam mbaruar akoma”, janë fjalët e shkëputura nga një video e xhiruar nga Taulant Malaj i cili goditi për vdekje vajzën e tij 16-vjecare dhe 51-vjeçarin italian Massimo De Santis. 45-vjeçari filmoi edhe dy trupat e pajetë, ndërsa gruaja e tij Tefta e cila mbeti gjithashtu e plagosur, vajton vajzën e saj të përgjakur ndërsa Taulanti e shan dhe kërcënon atë dhe djalin e tyre 5-vjeçar që i shpëtoi masakrës.
Pamjet e masakrës në Torremaggiore, Taulant Malaj ia dërgoi të afërmve të tij në WhatsApp të cilat filluan më pas të qarkullojnë në rrjetet sociale.
Taulanti është tashmë i arrestuar për vrasje të dyfishtë ndërsa ish-gruaja e tij ndodhet në spital. Ishte ajo e cila mundi të arratisej në kohë nga shkallët dhe të lajmëronte karabinierët për krimin e rëndë. I zemëruar nga lidhja e re e ish-bashkëshortes së tij me italianin i cili ishte fqinj me të, u godit 20 herë me thikë. Ai nuk kurseu as të bijën e cila u fut në mes për të ndarë prindërit e saj.
