Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shtohen thirrjet ndaj Iranit për t’iu dhënë fund dënimeve me vdekje

17:54 / May 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Drejta të Njeriut, Volker Turk, e ka kritikuar Iranin për “nivel të neveritshëm” të dënimeve me vdekje, dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që t’i japin fund këtij lloji të dënimit.

Sipas tij, numri i të ekzekutuarve është “frikësues”.

Prej 1 janarit, Turk ka thënë se besohet që të paktën 209 persona janë ekzekutuar në Iran – shumica prej tyre për shkelje të lidhura me drogën, dhe numri më i lartë është në mesin e minoriteteve.

Numri i saktë i të ekzekutuarve nuk dihet, për shkak të “mungesës së transparencës qeveritare”, prandaj të dhënat “ka mundësi të jenë më të larta”.

“Si mesatare, mbi 10 persona janë ekzekutuar çdo javë në Iran, një prej shifrave më të larta në botë”, ka thënë Turk.

“Me këto shifra, Irani është duke ndjekur rrugën e vitit të kaluar, kur rreth 580 persona është raportuar të jenë ekzekutuar. Kjo është shkallë e neveritshme, sidomos kur e kemi parasysh konsensusin global për eliminim të dënimit me vdekje”, ka thënë ai.

Në katër ditët e fundit, Irani e ka pranuar se ka ekzekutuar dy burra – Yousef Mehrdad dhe Sadrollah Fazeli Zare – të cilët janë dënuar me vdekje, për shkak të, siç kanë thënë autoritetet, përdorim të rrjeteve sociale për të promovuar “ateizëm dhe deklarata fyese ndaj fesë islame”, si dhe Habib Chaab, një disident suedezo-iranian, i cili është kidnapuar në një aeroport në Turqi, dhe është akuzuar për terrorizëm./ Rel

dënime irani vdekje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.