Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Krimi i organizuar, sa janë shqiptarët që dyshohet se trondisin Evropën?

18:58 / April 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ccelebritiesfotoDutch police
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar për herë të parë në emisionin Java në RTSH numrin e shqiptarëve që kanë probleme me ligjin në Evropë. Vangjeli citon një raport konfidencial të Europol-it, që i rendit shqiptarët të fundit në listën e krimit, mbas rusëve, serbëve, ukrainasve dhe marokenëve.

Vangjeli tha se ka një dilemë gjithmonë e më të madhe nëse shqiptarët janë shndërruar përfundimisht në mafien më të rrezikshme për Evropën apo kjo është një fantazmë e ekzagjeruar, një mit i krijuar nga media, nga frika që ushqen ksenofobinë dhe steriotipet që shoqërojnë emigrantin e varfër. “Duke e parë këtë dilemë nga pikpamja numerike, qoftë si numër banorësh, qoftë si statistikë policore të shqiptarëve problematikë në lidhje me ligjin në Evropë, përfundimi ngjan i ndryshëm”, tha Vangjeli.

Java në RTSH ka mundur të konsultojë një raport konfidencial të Europol-it dhe e bën publik për herë të parë.

Analisti Vangjeli tha se sipas raportit, në kontinentin e vjetër veprojnë rreth 5000 grupe kriminale aktive. Më shumë se gjysma e tyre, rreth 60 për qind, përbëhen nga shtetas të BE-së.

Vetëm 13 për qind e grupeve vlerësohet se kanë të përbërë eksluzivisht nga shtetas jo të BE-së, por nga ekstrakomunitarë. Shqiptarët, të cilën në raport cilësohen shqipfolës dhe përfshijnë qytetarë që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe gjetkë, zënë 6 për qind të numrit të të dyshuarve si pjestarë të grupeve kriminale me përbërje jo nga BE-ja.

Rusët shkojnë në 10 për qind, serbët e ukrainasit 7 për qind, marokenët gjithashtu 6 për qind.

Për shqiptarët Europol-i përdor dhe cilësimin: krimi endacak ose shëtitës. Që do të thotë se shqetësim të thellë sjellin shtetas të cilët qëndrojnë nga një deri në dy javë në vendet e BE-së, kryejnë krime dhe rikthehen në Shqipëri ku i fshihen ndëshkimit dhe gëzojnë paratë e ardhura nga aktiviteti kriminal.

Nga ana tjetër, posaçërisht në Hollandë, sipas statistikave zyrtare, në vitin 2017 ka pasur 58 shqiptarë me problem me ligjin, nga të cilët vetëm 18 janë dënuar me vendim gjykate dhe 40 të tjerë kanë qenë në paraburgim. Të arrestuar apo të dënuar në episode në lidhje me drogën, kanë qenë vetëm 29 qytetarë shqiptarë. / javanews.al


  • 12 2

evrope Lorenc Vangjeli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por flakët i dolën jashtë kontrollit/ Pranga 57-vjeçarit në Lushnje

16:05 / July 10, 2026

Detaje të reja nga vrasja në Laç/ Ilir Gjini u ekzekutua me 7 plumba pranë pallatit, autori i dyshuar në kërkim

11:44 / July 10, 2026

Zbardhet autorësia e vrasjes në Kurbin, shpallet në kërkim 40-vjeçari me precedentë kriminalë

09:43 / July 10, 2026

Shkodër, krim në familje/ Burri vret gruan, identifikohet viktima

14:01 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.