Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.
Makina drejtohej nga 42-vjeçarja me iniciale D.P. kur ka shpërthyer në flakë.
Janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.