Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Karamuço: Shkodra, Lezha, Kamza e Vora në rrezikun e krimit elektoral

18:53 / May 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karamuco 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar ditën e sotme në “Top Talk” qytetet që përbëjnë rrezik më të lartë për krimet zgjedhore.

Ai tha se Shkodra Lezha dhe Kamza në bazë të disa faktorëve të vlerësuar nga vitet e kaluara etiketohen si qytete me rrisk të lartë rreziku, për krime zgjedhore si blerja e votave, pajisje të personave me armë, djegie posterash, marrjen e mjeteve të identifikimit në mënyrë që të mos votohet etj.

“Instituti i Studimeve Politike ka disa kohë që e bën hartën e zonës së krimeve zgjedhore dhe nisur nga kjo është fituar një eksperiencë që vjen në bazë të statistikave që ka pasur gjatë gjithë kësaj kohë. Në zgjedhjet që do të zhvillohen janë vlerësuar disa faktorë, e para problematika që shfaq kandidati për kryetar bashkie ose për këshill bashkiak, e lidhur kjo edhe me bashi ku pjesë të organizatave kriminale kanë marrë tendera e janë persona me influencë, këto merren si indikatorë të riskut. Të flasësh për një hartë, është shumë serioze që ka burime edhe policore edhe anketime e sondazhe e këto janë zona risku jo që do të ndodhë diçka. Sinjalet e para kanë ardhur ku i keni parë jo djegia e posterave, blerja e votave, dinamiti në Vaun e Dejës, denoncim në Pukë për persona të armatosur. Sot kam qenë vetë në Shkodër dhe qytetarët thanë që janë kolona të blinduara që shëtisin në qytet, ky fakt ngjall frikë. Nuk e kam menduar që mund të jetë kaq flagrante dhe haptazi kjo gjë. Nga ana politike nuk di ta shpjegoj sepse nuk është fushë e imja por ditë them që në këto bastione, qytete ka pasur ngjarje, ka diçka që i mban peng ata. Duke thënë bastion kemi pasur raste që persona që mund të votonin për forcën tjetër rivale, nuk është nevoja t’i intimidosh të mos dalin nga shtëpia por mund t’i marrin mjete e identifikimit e t’i paguajnë. Ka edhe raste që shkon më një fletë boshe në kutinë e votimit ndërkohë aty ke të shënuar nga ai që ta ka dhënë jashtë dhe i nxjerr fletën bosh atij që të pret jashtë. Qarqet që mund të konsiderohen problematikë mbeten Shkodra me Vaun e Dejës, Lezha dhe rrethinat e Tiranës pra Kamza e Vora. Elbasani do të jetë një qark i qetë, pasi ata persona që organizonin përplasje shumica janë larguar ndërsa të tjerët nuk angazhohen.“- tha Karamuço.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026

Rama në Paris me ftesë të Macron, pritet në Pallatin Elize

19:21 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.