Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gjiknuri: Lul Boçi strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës

20:32 / May 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS,   njëherësh Drejtues Politik i Qarkut Elbassn, Damian Gjiknuri i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë kandidatin Luçiano Boçi i cili strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës. Përpara se sa të kthejë poezitë e tij në tekste kallëzimesh, kandidati Lul Boçi duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë përse strehon në makinën e tij persona me precedent penal ndërkombëtar në trafikun e drogës si shtetasi I.SH. apo personazh tjetër i botës së krimit si shtetasi M.D. me të cilët lëviz kryesisht natën nëpër lagje e fshatra të Bashkisë së Elbasanit! Ndaj këtyre të fundit, organet ligjzbatuese dhe ato të drejtësisë duhet të bëjnë menjëherë punën e tyre”, tha Gjiknuri.

Në postimin e tij në rrjete sociale, numri dy i socialistëve nënvizon se opozita po përgatit alibinë e saj të humbjes. “Me dëshpërimin e një njeriu që teksa ka kaluar gjithë fushatën duke gënjyer, e ndjen humbjen ti rrotullohet rreth kokës e ti turbullojë shikimin, Lul Boçi i Ilir Metës dhe Sali Berishës ka pranuar sot publikisht kapitullimin teksa për të ndërtuar alibinë e humbjes firmos “pa doganë” gjoja kallëzime ndaj funksionarëve të Partisë Socialiste në Elbasan. Mos harroni! Është i njëjti që gjatë gjithë fushatës vetdeklarohej fitues! Është i njëjti që gjatë gjithë fushatës nuk ngriti asnjë pretendim për cënim të procesit! Sapo e nuhati humbjen e pashmangshme nga e cila e ndajnë vetëm 3 ditë kapet si i mbyturi në fijen e barit”, thotë Gjiknuri.

Gjiknuri, që është dhe drejtuesi politik i qarkut Elbasan u bën thirje të gjithë shtabeve zgjedhore të Partisë Socialiste dhe trupës zgjedhore, anëtarëve të KZAZ, KQV, GNV të mos intimidohen, të mos bien pre e provokimeve.

“Respektoni ligjin në çdo hap, duke garantuar zhvillimin e një procesi të qetë e në përputhje me standardet ndërkombëtare. Një proces të denjë për qytetarinë që Elbasani e meriton, larg konflikteve shterpe dhe tensioneve artificiale që i kanë vënë fatkeqësisht damkën qytetit nga ata që refuzojnë të pranojnë rezultatin”, nënvizoi Gjiknuri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Karakaçi zbulon afatin e përfundimit të punimeve në aksin Tiranë-Durrës

22:21 / November 5, 2026

Transporti publik përfiton kompensim prej 50 lekësh për litër karburanti, aplikimet hapen më 10 nëntor

21:21 / November 5, 2026

Kokalari i shkruan Marco Rubios: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun

20:00 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.