Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD-ja tregon skemat e manipulimit të përdorura nga PS-ja në zgjedhjet e 6 marsit, thirrje SPAK-ut

11:05 / May 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2EEA577B 2FE3 4411 9FC4 4601FD3B5BCE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat bëri të ditur se janë identifikuar skema të manipulimit dhe shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal në zgjedhjet e pjesshme të vitit të shkuar. Për rastet në fjalë, Bylykbashi bëri të ditur se do të bëhen kallëzime penale. Teksa i bëri thirrje KQZ-së që të marrë masa dhe të sigurojë mirëfunksionimin e sistemit të identifikimit elektronik e biometrik në çdo qendër votimi në të gjithë territorin, Bylykbashi shtoi se po bëhen përpjekje për sabotimin e këtij procesi nëpërmjet presioneve.

Pjesë nga deklarata

Nga verifikimet tona, janë zbuluar skema manipulimi të përdorura nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 6 mars 2022. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, në qendrat e votimit të bashkisë Durrës votuan rreth 110.000 votues, rreth 5.500 votues kanë votuar pa u identifikuar me gjurmën e gishtit, me pretendimin se gjurmët e gishtit nuk mund të lexoheshin.

Në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Durrës më 6 mars 2022, kur morën pjesë rreth 67.000 zgjedhës ose 43.000 zgjedhës më pak se në vitin 2021, numri i personave që kanë votuar pa u identifikuar me gjurmë gishti në sistemin elektronik të identifikimit është 9.600 votues.

Pra ka një rritje me 4.100 votues, apo 75% më shumë se vetëm një vit më herët. Nuk ka patur dëmtim në masë të gjurmëve të gishtit të zgjedhësve në Durrës në vetëm një vit, por qartazi tregon përpjekje për manipulim të votimit.

Rritja e numrit në qendra votimi në qytet ku veprojnë eksponentë dhe patronazhistë të njohur të Partisë Socialiste dhe jo vetëm në fshat, ku banorët njihen nga komisionerët, rrëzon justifikime se gjurmët mund të jenë dëmtuar nga puna e rëndë.

Rezulton se një numër i madh i emigrantëve të ketë votuar më 6 mars 2022 në Durrës, edhe pse nuk përbën sezon pushimesh. Verifikimet në terren e një numri rastesh ka prodhuar indicie se persona që rezultojnë votues nuk kanë qenë në Shqipëri më datë 6 mars 2022 kur opozita kishte vetëm një komisioner në qendrat e votimit.

Ky hetim i kryer nga Partia Demokratike bazuar në të dhëna të printuara nga sistemi i identifikimit elektronik dhe indicie nga databazat e denoncuara publikisht të patronazhistëve, u nis nga informacione të dala nga burime të Partisë Socialiste.

Kjo shpjegon edhe insistimin me çdo kusht të Partisë Socialiste që të pengojë dhe prishë garantimin e balancës politike në komisionet e qendrave të votimit. Partia Demokratike ka bërë kallzim penal në SPAK për këtë skemë kriminale. Kërkojmë nga SPAK të hetojë me urgjencë dhe në thellësi e të verë përpara ndëshkimit të ligjit personat përgjegjës.

Me kërkesë të Partisë Demokratike, KQZ ka nxjerrë rregulla shtesë që vështirësojnë përdorimin e kësaj skeme, ndërkohë që komisionerët dhe vëzhguesit e opozitës nuk do të lejojnë asnjë shkelje të ligjit.

PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

“Fitorja me 83 mandate është edhe bekim, edhe mallkim”/ Rama: Qytetarët shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon

13:36 / July 24, 2026

“Ka ndërhyrje të huaja dhe lajme të rreme”/ Rama: Protesta mori jehonë globale për shkak të lidhjes së projektit me Trump dhe Kushner

13:29 / July 24, 2026

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

13:06 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.