Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PS mbyll fushatën në Dibër/ Balluku: Pas 15 Majit të takohemi të fillojmë punët dhe projektet e mira

14:51 / May 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belinda balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste ka mbyllur fushatën në Dibër. Të pranishme kanë qenë ministet Belinda Balluku, Evis Kushi dhe Frida Krifca.

Gjatë fjalës së saj, Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjitikën, Belinda Balluku është shprehur se arritje do të jetë kur pas datës 15 Maj të takohen me banorët për të vazhduar me punët e mira dhe programet që kanë përpara.

“Jemi mbledhur shumë herë bashkë, jemi takuar pothuajse përditë, por të takohesh në fushatë nuk është ndonjë arritje e madhe. Arritje e madhe do të jetë për ne, për mua, për secilin prej jush kur të takohemi pas datës 15, çdo ditë për të vazhduar punët e mira, programet që kemi ndarë me ju, politikat, planet që kemi, për të vazhduar çdo gjë që kemi nisur për të ecur vetëm përpara dhe për të mbajtur premtimet se ne atë që themi, e bëjmë.

Unë sot, kam me vete dy shoqet e mia, dy kolege të mijat, njëra është mbesë dibre, Frida Krifca dhe tjetra është gocë Elbasani, Evis Kushi. I ftova sot në këtë mbyllje pasi herën e kaluar kur u mblodhëm këtu ishte Ogerta, pasi folëm për mjekësinë dhe çështjet sociale. Ishte edhe Bora Muzhaqi ku folëm për projektet, programet për fëmijë që ne kemi për ta, por Frida dhe Evisi mbulojnë 2 sektorë shumë të rëndësishëm për Dibrën dhe Matin, bujqësinë dhe arsimin”, deklaroi Belinda Balluku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.