Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Manjaku i Dibrës, historitë e përsëritura të Ismail Ukës me pengmarrje grash

17:28 / May 13, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 04 15 145751
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e djeshme, nga Dibra u shpërnda një lajm i rremë për dy vajza dibrane që gjoja shpërndanin lekë për një subjekt politik. Vetëm fakti që ishin vajza të reja, bën të qartë për çdo dibran të majtë e të djathtë se nuk bëhej fjalë fare për një lajm të vërtetë, por ishte një manipulim i një prej personazheve më të përfolur të Dibrës që me gratë nuk duket se i ka punët mirë.

Ismail Uka, kandidati i koalicionit BF, këtë radhë kishte vendosur të ndiqte bashkë me vëllanë, djalin, e kushërinj të tjerë dy vajzat dibrane, operatore të një shtabi elektoral të PS, situatë kjo e paimagjinueshme për një vend me tradita e etike familjare si Dibra.

Pasi bënë një show të shëmtuar duke bullizuar vajzat, Policia dhe Prokuroria e Qarkur Dibër sqaruan publikun zyrtarisht se pretendimet e Ismail Ukës dhe farefisit të tij ishte të pavërteta dhe madje burimet informojnë që Policia ka kallëzuar Ismail Ukën për denoncim fals.

Por kjo nuk është hera e parë që ky individ ka probleme me gratë e këtij qarku. Sipas Policisë së Shtetit, Ismail Uka në vitin 2019 ka marrë peng dhe ka dhunuar fizikisht një grua tjetër. Në një komunikatë të vitit 2019 thuhet: Me datë 26.11.2019 janë referuar materialet pranë prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër për veprën penale parashikuar nga neni 110 (Heqje e paligjshme e lirisë) dhe neni 90 (Dëmtime të tjera me dashje) të K.P në ngarkim të shtetasit Ismail Uka i dt 27.09.1966 me profesion avokat, sepse në dt. 26.11.2019 ka goditur në zyrën e tij dhe ka mbajtur brenda të mbyllur jashtë vullnetit shtetasen Suzana Talja e vitlindje 1963 banuese ne Fushë Bulqizë sepse kjo shtetase ka patur një çështje gjyqësore me këtë avokat dhe nuk ka pranuar t’i paguajë shumën e kërkuar nga avokati.

Kjo histori e turpshme është pasqyruar dhe në emisionin Fiks Fare.

Sot, çështja qëndron se si një individ i tillë, armik i grave, mund të pretendojë të drejtojë Bashkinë e Dibrës e për më tepër kur flitet për forcim të imazhit të gruas në mbarë vendin dhe barazi gjinore, si mundet të endet i lirë një manjak i këtyre përmasave.

Kush do të vërë në vend dinjitetin e vajzave dibrane të vena dje nën presion nga manjaku Ismail Uka dhe farefisi i tij dhe mbi të gjitha a do e ndalojë ligji këtë individ nga këto veprime të turpshme për çdo burrë e çdo shqiptar.

ismail uka Manjaku i Dibrës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.