Në autobusin e aksidentuar sot në Kosovë mësohet se ndodheshin maturantë që ishin nisur në një ekskursion në Shqipëri.
Autobusi me nxënës u përplas në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë me një kamion dhe një makinë me targa vendase. Si pasojë e aksidentit, 30 persona kanë mbetur të plagosur. Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar.
