Dy të rinj në Sarandë, burrë e grua, janë shoqëruar në Komisariat, pasi janë kapur duke fotografuar fletën e tyre të votimit.
Rasti ka ndodhur në një qendër votimi në Xarrë të Konispolit, në KZAZ numër 92.
Si edhe në disa qytete të tjera, procesi i votimit në Sarandë ka nisur me vonesë për shkak të problemeve që janë hasur me pajisjen e identifikimit.