Situata zgjedhore vijon që të jetë me probleme. Në disa qendra votimi në Elbasan janë shënuar disa probleme. Disa vëzhgues nuk kishin mjetin e identifikimit, për procesin zgjedhor.
Policia me vendim të KQV-së ka ndërhyrë dhe pas verifikimit të situatës, vëzhguesit pa mjete identifikuese janë zëvendësuar me vëzhgues të tjerë. Ndërsa një tjetër në lagjen ‘Partizani’ ka debatuar me operatoren e kësaj qendre.
Gjithashtu një person i identifikuar me iniciale E.Ll është larguar nga qendra e votimit në Bradashesh pasi dyshohet se po ndikonte te votuesit dhe kishte ndihmuar fqinjin e tij të votonte.