Janë numëruar 334 nga 941 qendra votimi në total, dhe në Bashkinë e Tiranës PS kryeson me mandatet për Këshillin Bashkiak.
Partia Socialiste kryeson me 48.80% të votave, duke siguruar 33 mandate. Pas PS renditet koalicioni Bashkë Fitojmë që ka siguruar 24.0&% të votave, përkthyer në 16 mandate. Partia Demokratike renditet e treta me 6.71% të votave, 4 mandate.
Partia Social Demokrate deri më tani ka siguruar 4.75% të votave, 3 mandate. Partia Republikane ka siguruar 1 mandat, PDIU me 2.12% të votave ka siguruar 1 mandat, Nisma Thurje me 2.33% të votave, 1 mandat. Lëvizja Bashkë dhe LZHK po ashtu kanë siguruar një mandat.
