Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Katër bashkitë ku Alibeaj dhe Berisha “vranë” fitoren nga përçarja dhe inatet mes njëri-tjetrit

10:56 / May 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 alibeaj berisha 1678536275
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo vetëm 7 bashki të vogla, por demokratët në këto zgjedhje lokale që u mbajtën më 14 Maj 2023, do të fitonin edhe pak më shumë. Nëse në 4 bashkitë ku demokratët dolën me dy kandidatura do të kishin bashkuar forcat, do fitonin. Përçarja dhe inatet me njëri-tjetrin i dëmtoi veçanërisht në Mallakastër, Këlcyrë, Kuçovë dhe Finiq, ku nëse do të kishin dalë me një kandidat do të kishin fituar ndaj Partisë Socialiste, e cila në këto 4 njësi vendore ishte e vetmja konkurrente përballë.

Në Kuçovë nëse 6222 votave të marra nga Lefter Maliqi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” do t’i shtoheshin edhe 739 votat e Ilirjan Koxhajt të Partisë Demokratike do të arrihej që me një diferencë prej 57 votash fitorja të kalonte djathtas.

Në Mallakastër, Agron Kapllanaj i Partisë Demokratike zyrtare mori 5789 vota, ndërsa Resmi Shanaj i “Bashkë Fitojmë” 735 vota. Nëse edhe këtu do të kishte një bashkim forcash, fitorja ndaj socialistëve do të ishte arritur me një diferencë prej 445 votash.

Në Finiq Leonidha Papa i Partisë Demokratike Zyrtare siguroi 1705 vota, por nëse do t’i shtoheshin edhe ato të Leonidha Hristos të koalicionit “Bashkë Fitojmë” prej 1911 do të ishte arritur një fitore me një diferencë prej 1344 votash ndaj kandidatit Romeo Çakuli të Minoritetit Etnik grek për të Ardhmen, i cili rezulton të jetë fitues në këtë bashki.

Këlcyra është një tjetër bashki, ku “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Demokratike dëmtuan qartazi njëra tjetrën. Kështu nëse votat e Arjan Kasajt të “Bashkë Fitojmë” do t’i ishin bashkuar atyre të Adriatik Spahiut do të arrihej një fitore me 54 vota diferencë..

bashki
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.