Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Blendi Klosi tha se rezultati përfundimtar ishte më i mirë se sa pritshmëritë e tyre. Ai theksoi se PS do të marrë gjithmonë në Vlorë fitore spektakolare.
“Dolëm më mirë sa pritshmëritë tona. Të shtatë kandidatët tanë dolën me vota më mirë se sa rezultati i dy viteve më përpara. Kjo na bën për t’i dhënë atyre, të gjithë socialistëve vlonjatë, të shtatave bashkive të qarkut tonë falenderime nga zemra për atë çka ata bënë. Për çdo moment që na shoqëruan në fushatë që dëshmuan që në Vlorë gjithmonë PS do të marrë fitore spektakolare”, tha Klosi.
Një koment ai e pati edhe për Bashkinë e Himarës, duke u shprehur se në humbje ndikoi dyfishimi i votave për opozitën. Megjithatë për Klosin, edhe në Himarë në krahasim me dy vite më parë janë rritur votat për socialistët.
