Postimi i Zhaklin Lekatarit pak ditë më parë nga toka serbe teksa shkroi se është vendi ku ndihet më e sigurt, pasi nuk ka shqiptarë, ka shkaktuar bujë dhe zemërim në rrjet.
Ky shkrim solli edhe reagimin e moderatores Fjoralba Ponari, e cila nuk e la pa e komentuar.
“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është antishqiptare dhe çnjerëzore. Një kujtesë e vogël, vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10000 bije nënash, e përdhunuar mbi 20000 të tjera”, shkroi ajo në “Twitter”.
Nga ana tjetër, Zhaklina nuk e ka kursyer një replikë në shkrimin e Fjoralbës.
“Pse nuk bërë asgjë kundër turmës shtazarake që më përdhunoi virtualisht për pesë muaj? Ku ishin statuset e tua?”, i shkroi opinionistja, ndërsa Fjoralba iu kundërpërgjigj:
“Këtu kanë qenë, janë dhe do jenë. Virtuale dhe jo vetëm. Më vjen shumë keq por nuk e kam përligjur kurrë dhunën, të asnjë forme, kundër askujt. Sikurse nuk pranoj analogji mes reagimeve të një tufe shpellarësh me masakrat e ’98.”