Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Vidhte elektroshtëpiake, kapet hajduti 39 vjeçar në Vlorë

10:15 / May 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pranga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 39 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte akuzuar për një sërë vjedhjesh nëpër qytet.

Sipas policisë Festim Gilani ishte autor i 7 vjedhjeve nëpër banesa në lagjet e qytetit të Vlorës.

Ndër të tjera thuhet se i arrestuari kryente vjedhje të ndryshme në disa lagje në qytetin bregdetar.

“Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.  

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Storm 6”. 

Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjes në banesa, në lagjet e qytetit të Vlorës.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari, autori i dyshuar, i cili i vidhte sendet me vlerë dhe pajisjet elektroshtëpiake, me qëllimin për t’i shitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 6”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:   

– F. G., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 7 rasteve të vjedhjes në banesa të ndryshme, kokretisht:

1.Më datë 03.01.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pasjisje elektroshtëpiake në një banesë, në lagjen “Pavarësia”;

2.Më datë 25.01.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një banesë, në lagjen “Partizani”; 

3.Më datë 15.02.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një banesë, në lagjen “24 Maji”;

4.Më datë 24.03.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake, në një banesë, në lagjen “10 Korriku”;

  1. Më datë 29.03.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake, në një banesë, në lagjen “Isa Boletini”;
  2. Më datë 14.05.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë, në lagjen “Pavarësia”;

7.Më datë 15.05.2023, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme me vlerë, në një banesë, në lagjen “Isa Boletini”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

12:25 / October 27, 2026

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.