Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zgjedhjet/ Kadilli: Humbja më e rëndë e opozitës, duhet reflektim

14:03 / May 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kadilli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një interviste televizive, ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli, ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të “14 Majit”, një rezultat që ai e kishte parashikuar më parë.

Kadilli tha se nuk ishte e nevojshme të shikonim rezultatin e zgjedhjeve, për të kuptuar se në çfarë gjendje është opozita, e cila ka marrë humbjen më të rëndë në histori.

“Humbja kaloi edhe ato pritshmëritë më skeptike, është humbja me e rëndë e opozitës. Njerëzit shpeshherë nuk duan ta pranojnë të vërtetën, nuk ishte e nevojshme të vinin zgjedhjet që të shihej situata.

Unë besoj se është më e shëndetshme e vërteta e hidhur, se sa të bësh manipulatorin e të vërtetës. Unë kam preferuar të them të vërtetën edhe pse kjo ka pasur koste momentale personale”, tha fillimisht Kadilli.

Ditën e sotme, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas përfundimit të takimit me Sali Berishën, nuk e pranoi humjen, por tha se do të nisë procesin e kontestimeve ligjore.

Për këtë Kadilli tha se në vendin tonë, gjithmonë ka refuzim nga ana e humbësve edhe pse në një farë mënyre kanë të drejtë, pasi ata që janë në pushtet abuzojnë me të gjitha mjetet e mundshme, por shton se Metës dhe Berishës, i duhet një alibi dhe të refuzojnë reflektimin, që do të ishte gjëja e duhur në këto momente.

“Gjithmonë ka refuzim për rezultatin e humbjeve. Gjithmonë ka shkelje, ata që janë në pushtet abuzojnë me shumë mjete dhe ky është vendimi i tij për të mbijetuar në politikë. Metës dhe Berishës i duhet një alibi dhe të refuzojnë reflektimin.

Reflektimin e parë e pati shoqëria. Politika e tanishme ka nevojë për reflektim. Unë shqetësohem si njeri, si do t’ia dalim që të ndërtojmë një opozitë gjithëpërfshirëse.

Dy partitë që kanë këta janë personale. Ata që janë te Rithemelimi duhet të pyesin veten janë në partinë Berisha apo PD. Nëse janë në PD, duhet ta sfidojnë Berishën dhe ta largojnë atë. Nëse janë berishist janë në rregull.

Opozita sot është ashtu siç e do Edi Rama. Unë jam i çliruar nga emrat, por jam këtu për të bërë gjëra ndryshe”. shtoi ai.

Pas humbjes turpëruese nisën lëvizjet e para, kryetarin e PD në Shënkoll që dha dorëheqjen dhe kërkoi që e gjithë partia dhe Berisha duhet të reflektojë.

Kadilli tha se është më shumë i interesuar të shohë reflektimin që do të bëjnë qytetarët. Sipas tij, opozita e mori një mesazh nga Shkodra dhe Kamza, që i treguan se ajo nuk është një alternativë.

“Unë jam shumë i interesuar të shoh reflektimin e çdo qytetari. Mesazhi që dha Shkodra dhe Kamza ishte mesazhi që votuesi i tha opozitës ti nuk je alternativë. Në këtë moment duhet reflektim, ata nuk presim a do të mbijetojë apo jo Berisha, por a do të ketë alternativë për t’i shkurtuar ditët Ramës.

Nëse do të quhesh demokrat apo socialist duhet të kërkosh që në parti të respektohen rregullat e hapjes së lojës”, shprehet Kadilli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.