Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama pas fjalës në samitin e KiE: T’i hiqet njolla Shqipërisë dhe UÇK-së

14:35 / May 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FF8C2A1A 8A34 4516 894C 743343DA35E8 1024x684 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përfundim të seancës së sotme të Samitit të liderëve të Këshillit të Europës, Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për fjalën që mbajti në këtë samit, tha se qëndrimi i tij lidhet me heqjen e një njolle që Asambleja e Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë dhe UÇK-së, nën ndikim e fortë të Rusisë në vitin 2011.

-Zoti kryeministër, ju iu adresuat në fjalimin tuaj edhe çështjes së Kosovës. Si do vazhdojë qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me atë që ju pretendoni për pafajësinë e kryeministrit Thaçi dhe të gjithë personave të tjerë?

Kryeministri Edi Rama: Jo, kjo nuk është një çështje pafajësie apo fajësie sepse kjo është çështje e tribunalit. Çështja është e heqjes së një njolle që Asambleja e Këshillit të Europës i ka vënë Shqipërisë dhe Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, nën ndikim e fortë të Rusisë në vitin 2011 dhe bërja e një raporti të ri në dritën e faktit tanimë të stërprovuar që nuk ka pasur kurrë trafik organesh.Rama ndodhet në Islandë ku po merr pjesë në samitin e KiE-së. Ky samit dy ditor ka bërë bashkë udhëheqësit evropianë me qëllimin për të vënë Rusinë para përgjegjësisë së saj për luftën në Ukrainë. Në fjalën e tij, Rama përmendi akuzat e hedhura ndaj Hashim Thaçit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në raportin e 2011-ës, i cili sipas kreut të qeverisë e pati zanafillën pikërisht në këtë këshill.Rama theksoi se Asambleja e Këshillit të Evropës duhet ta tërheqë mbrapsht atë raport të turpshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Karakaçi zbulon afatin e përfundimit të punimeve në aksin Tiranë-Durrës

22:21 / November 5, 2026

Transporti publik përfiton kompensim prej 50 lekësh për litër karburanti, aplikimet hapen më 10 nëntor

21:21 / November 5, 2026

Kokalari i shkruan Marco Rubios: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun

20:00 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.