Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Bëri video brenda sallës së maternitetit, dënohet me burg anestezisti në Tetovë

14:54 / May 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4578 4 770x418 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata Themelore në Tetovë e ka dënuar me një vit e tre muaj burgim, mjekun anestezisti Valton Dervishi, për publikimin e një incizimi nga Reparti i Gjinekologjisë në Tetovë, ku edhe ka qenë i punësuar.

Dervishi është dënuar për veprat, “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar”.

Ai e ka pranuar fajësinë para trupit gjykues dhe ka kërkuar falje për veprën e bërë.

Ai është dërguar në gjykatë nga burgu i Shkupit, ku ka qenë duke e vuajtur masën e paraburgimit.

Denoncimi lidhur me incizimin dhe publikimin e videos në aplikacionin TikTok, është bërë nga drejtori i Spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela, i cili aktin e mjekut e kishte cilësuar të “papranueshëm”.
Ngjarja ka ndodhur më 14 prill, derisa mjeku ka qenë në vendin e punën në Spitalin e Tetovës.

Drejtuesit e spitalit, në procedurë urgjente, kanë vendosur për largimin e mjekut nga puna, ndërsa Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut ia ka marrë edhe licencën për punë.

Oda e Mjekëve pati thënë se nuk do të lejojë që incidente të tilla të izoluara, të jenë barrë e të gjithë mjekëve, të cilët profesionalisht dhe me përgjegjësi veprojnë dhe trajtojnë pacientët në baza ditore.

Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi janë kërkuar masa urgjente nga institucionet përkatëse për parandalimin e publikimeve të tilla që cenojnë privatësinë e njerëzve./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?

22:03 / October 26, 2026

Messi nuk merr pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

21:40 / October 26, 2026

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-në, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump, dëshmia e ish-modeles zvicerane

20:39 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.