Fqinjët e 44-vjeçares Alma Qevani që u vra pasditen e kësaj të mërkure nga kunati i saj në Elbasan, thonë se nuk janë në dijeni që të kenë pasur konflikte mes tyre.
“E kishin marrë këta në shtëpi. Nuk e di si kanë jetuar në shtëpi, se kanë dy shtëpi. Po ne nuk kemi pasur komunikim fare, as mirëmëngjesi, asgjë. S’kemi dëgjuar për konflikte, se ne jemi larg. As kemi dëgjuar dhe as kemi parë gjë”, u shpreh për “Euronews” njëra nga fqinjet.
Një tjetër dëshmoi se kishte dëgjuar të bërtitura dhe kishte menduar që autori i vrasjes Tefik Tashi, ishte duke u zënë me kunatën e tij për shkak të bagëtive.
“Ai bërtiste, e shante me fjalë të pista. Mendova se po ziheshin për bagëtitë”, tha ajo.