Të rinjtë e Matit do të kenë shumë shpejt një gjimnaz krejtësisht të ri.
Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj deklaron se do të nisë punën për rikonstruksionin e Gjimnazit “Pjetër Budi” në qytetin e Burrelit.
Malaj arriti një rezultat spektakolar në zgjedhjet e fundit duke marrë votëbesimin e qytetarëve për një tjetër mandat në krye të punëve.
Krahas infrastrukturës rrugore në qytet dhe në zonat rurale, një vëmendje të posaçme, Malaj ia kushtoi dhe shkollave.
