Nga Hamdi Jupe
Në zallamahinë e përgjithshme paszgjedhore të këtyre ditëve, të dhënë pas humbjes poshtëruese të opozitës, duket se një “detaj” jo i parëndësishëm i tyre nuk po u bie në sy analistëve dhe gazetareve: fituesi i vendit të tretë në zgjedhjet për kryetar të bashkisë së Tiranës. Ky është zoti Arlind Qorri, përfaqësues i Lëvizjes Bashkë. Ai mori rreth 14 mijë vota të vlefshme në kryeqytet, duke lënë prapa edhe kandidatin e Partisë Demokratike zyrtare Roland Bejko.
Shifra e lartpëmendur mund të mos përbëjë ngjarje në raport me rezultatin e Erion Velinë dhe kundërshtarit të tij demokrat të opozitës, që morën mbi njëqind mijë vota secili. Por ajo ndihmon për të kuptuar disa aspekte të tjera të rëndësishme të zhvillimeve të “nëndheshme” politike të vendit. Thelbi i saj është shfaqja sfiduese për herë të parë në to, jo pa lënë gjurmë, e Lëvizjes Bashkë me drejtuesin e saj Arlind Qorri.
Në politikën e vjetër zhurmëmadhe shqiptare, zoti Qorri është një emër gati anonim. Pedagog në fakultetin e shkencave shoqërore në Universitetin e Tiranës, ai ka të regjistruar në biografinë e tij politike vetëm disa pjesëmarrje modeste në protesat e shoqërisë civile në Tiranë. Edhe në fushatën e fundit, të paktën ne media, ai u shfaq pak, jo se nuk deshi, por nuk të linin hapësirë “dinosaurët” e politikës së vjetër. Pra shumë pak për të pretenduar për të qenë “i pari i vendit” në kryeqytetin shqiptar. Por ky është vetëm vështrimi “gjysmëbosh” i gotës, sepse ka edhe një vështrim tjetër “gjysmëplot” të saj. Kjo del nga pyetja se si u bë e mundur që 14 mijë qytetarë të Tiranës, të votojnë një individ dhe një lëvizje gati inegzistente.
Çfarë janë dhe çfarë përfaqësojnë këta katërmbëdhjetë mijë votues të kryeqyetit që votuan për Arlind Qorrin në zgjedhjet e fundit? Përgjigja më e thjeshtë është se ata janë të pakënaqur si nga Partia Socialiste në pushtet, ashtu edhe nga partitë tradicionale të opozitës. Nga 62 njësi vendore që ka vendi, gati një e treta e tyre kanë më pak se katëmbëdhjete mijë vota në vlefshme në zgjedhjet e fundit. Pra po të ishte votuar në ato njësi, Qorri dhe lëvizja që ai përfaqëson mund të kishte nxjerrë në dritë kryetarit të njësisë. Nga ana tjetër, të bën pështypje fakti se kandidati i partisë zyrtare Demokratike në Tiranë, parti me emër e me histori kjo, nuk arriti dot të dalë në vend të tretë. about:blank
Po çfarë janë këto vota që fitoi lëvizja e zotit Qorri! Po përqpieqm me “qiri në dorë” të lexoj se çfarë janë dhe ja se çfarë më del. Natyrisht, këto janë vota intelektualësh të rinj, njerëz që janë shfaqur në horizontin shqiptar këto tridhjetë vjetët e fundit, pa pranga të së shkuarës në shpirt e nëpër këmbë, prandaj janë edhe plot vitalitet. Kemi kështu një masë të madhe të votuesve që nuk kanë besim as te Partia Socialiste, as te dy partiçkat demokratike të opozitës. Janë zhgënjyer nga qeverisja dhjetëvjeçare e Ramës (gjë normale kjo në një demokraci) dhe nuk kanë më besim te ajo. Por nuk shikojnë shpresë as te partia e shpartalluar Dmokratike, siç po paraqitet ajo tash e dy vjet. Prandaj, harroi ato të vjetrat e hydhi sytë te një shpresë e re. Ata po kërkojnë pra një kishë – xhami të re politike ku të falen.
Kjo kishë – xhami për ta, me sa duket, në zgjedhjet e fundit ishte bërë partia e Arlind Qorrit. Ata e dinin që Arlindi nuk do të fiitonte, por nuk hezituan t’ia japin votën. Nuk kanë rëndësi vlerat e tij ende të paidentifikuara qartë dhe të lëvizjes ende anemike që ai përfaqëson. Rëndësi ka që ai “nuk është si këta të vjetrit që njohim”. Për këtë le ta provojmë një herë, se s’u bë kiameti. Këtu jemi, e ndryshojmë prapë qëndrimin pas katër vjetësh, nëse nuk na del gjë.
Me gjithë tollovitjet e Partise Demokratike, Partia Sociallste nuk arriti të shtojë më shumë se një grusht votash, në raport me zgjedhjet e kaluara. Pas 12 vitesh në pushtet, e konsumuar së tepërmi, edhe Partia Sociaslite zor se do ta shtojë numrin e votuesve në zgjedhjet e reja parlamentare që do të zhvillohen pas dy vjetësh. Ndërkohë, Partia Demokratike humbi më shumë se dyqind mijë vota. Me gërr-mërr – et që nuk pritet të mbarojnë në atë parti, nuk ka shanse që ajo të shtojë votat as në zgjedhjet që do të vijnë. Ku shkojnë atëherë këto vota të humbura? Ja një “minierë floriri” ku mund të gërmojë zoti Qorri. Gërmo Arlind gërmo, se atje ke për ta gjetur “mademin” e votave për partinë e re.
Sipas të dhënave të KQZ-së, të rinjtë që votojnë për herë të parë i kanë bojkotuar në masë të madhe zgjedhjet e fundit. Kjo ka ardhdur sepse në krye të politikës ata shikojnë “xhaketat” e vjetra, të kthyera e të stërkthyera disa herë, të cilat mbajnë peng partitë politike tradicionale shqiptare. Te Arlind Qorri kishte më pak arrye për të qenë të pakënaqur nga ana e tyre, edhe pse ai nuk na u shfaq në fushatë me xhaketë firmato Armani apo Dolce- Gabana. Ata nuk kishin për çfarë ta kritikonin Arlindin. Ja një sektor tjetër vakumi nga partitë tradicionale.
Në këto klushte, ku je Arlind Qorri! Lere Plakun Mere dhe pleqtë e tjerë të politikës së vjetër në “shenjtninë” e tyre të përjetshme dhe dilu për zot të pakënaqurve të këtij vendi prej politikanëve të deritanishëm. Merr shembull nga partia e Tom Doshit që po i shton përditë këshilltarët e bashkive dhe deputetët në Kuvendin e Shqipërisë, sadoqë në Tiranë nuk e arriti dot numrin e votave për të merituar vendit të tretë.
Zoti Qorri, me sa duket, e ka kuptuar tanimë këtë vakum ulëiritës për një parti të re të papërlyer në politikën shqipatre. Kjo u duk në deklarimet e tij në konferencën për shtyp menjëherë pas zgjedhjeve të fundit. Le t’i i urojmë pra udhë të barë në atë që nuk po e bëjnë dot partiçkat e vlogka tradicionale shqiptare, të dështuara që në embronin e tyre dhe që po zvarriten si vemje pas poliitikës prej tridhjetë vjetësh.
Të kujtojmë këtu se në botën demokratike nuk mungojnë shembujt e shumtë të “surprizave” në politikë. Në Greqi Partia “SYRIZA” nxorri janë loje një ditë PASOK-un dhe Demokracinë e re. Në Ukrahinë Presidenti Zelenzki erdhi në kolltukun presidencial nga radhët e aktorëve të komedisë. Në Itali kryeminstrja e tanishme Meloni hypi në pushtet në zgjedhjet e fundit, pasi më parë në opozitë kishte vetëm 7 përqind të deputetëve. Shembuj inkurajues, apo jo! Pëpara pra.
